LAJMI I FUNDIT:

Dita më vdekjeprurëse për forcat izraelite që nga fillimi i operacionit të tyre tokësor në Gaza

Dita më vdekjeprurëse për forcat izraelite që nga fillimi i operacionit të tyre tokësor në Gaza

Njëzet e një ushtarë izraelitë u vranë gjatë luftimeve në Gazën jugore të hënën, tha ushtria, në humbjen më të madhe të jetëve për trupat izraelite në një ditë, brenda enklavës së shkatërruar që nga fillimi i luftës me Hamasin.

Në një deklaratë televizive të martën, zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), adm. Daniel Hagari tha se dy ndërtesa u shembën mbi ushtarët pasi u goditën nga një RPG gjatë një operacioni ushtarak, përcjell Telegrafi.


Të gjitha familjet janë njoftuar por deri më tani janë bërë të ditur vetëm 10 emra, tha ai.

Një tjetër ushtar u plagos rëndë në të njëjtin incident, shtoi Hagari.

Inteligjenca amerikane vlerëson se ushtria izraelite ka vrarë 20 deri në 30 për qind të pjesëtarëve të Hamasit
Lexo po ashtu Inteligjenca amerikane vlerëson se ushtria izraelite ka vrarë 20 deri në 30 për qind të pjesëtarëve të Hamasit

Fushata e bombardimeve në shkallë të gjerë të ushtrisë izraelite në Gaza ka vazhduar që sulmi i 7 tetorit nga njerëz të armatosur të Hamasit nga ku mbetën rreth 1200 njerëz të vrarë në Izrael dhe më shumë se 240 të marrë peng, më shumë se 130 prej të cilëve janë ende në robëri të gjallë, ose të vdekur.

Para incidentit të së hënës, ushtria tha se 198 ushtarë izraelitë kishin vdekur që nga fillimi i operacioneve në Gaza.

Në javët e fundit, fokusi kryesor i ushtrisë izraelite ka qenë në Gazën jugore, me luftime intensive rreth qytetit të Khan Younis.

Ndërkohë IDF tha të hënën se po thellonte operacionet tokësore në perëndim të qytetit.

Ndryshe, të hënën, ministria e shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi në Gaza tha se numri i palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori është rritur në 25,295, me të paktën 63,000 lëndime të regjistruara. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora

Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora

Botë

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Evropa
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Çfarë presin bizneset evropiane nga zgjedhjet e BE-së?

Çfarë presin bizneset evropiane nga zgjedhjet e BE-së?

Evropa
Kalo në kategori