LAJMI I FUNDIT:

Inteligjenca amerikane vlerëson se ushtria izraelite ka vrarë 20 deri në 30 për qind të pjesëtarëve të Hamasit

Inteligjenca amerikane vlerëson se ushtria izraelite ka vrarë 20 deri në 30 për qind të pjesëtarëve të Hamasit

Inteligjenca amerikane vlerëson se forcat mbrojtëse të Izraelit, kanë arritur të vrasin “20 deri në 30 për qind” të numrit të përgjithshëm të militantëve të Hamasit.

Siç raporton Wall Street Journal, Hamasi që sundon në Rripin e Gazës, ka mjaftueshëm municion që për muaj të tërë të luftojë kundër forcave izraelite, transmeton Telegrafi.


IDF-ja izraelite javën e kaluar njoftoi se mbi 9 mijë pjesëtarë të Hamasit dhe organizatave tjera militante ekstremiste, janë vrarë në Gazë nga fillimi i luftës më 7 tetor 2023.

Atë ditë në sulmeve e militantëve të Hamasit mbi jugun e Izraelit, janë vrarë 1.200 persona, kryesisht civilë dhe mbi 240 pengje janë marrë në Gazë.

Izraelitët pretendojnë se kanë gjetur tunelin nën shtëpinë e komandantit të Hamasit ku janë mbajtur pengjet izraelite
Lexo po ashtu Izraelitët pretendojnë se kanë gjetur tunelin nën shtëpinë e komandantit të Hamasit ku janë mbajtur pengjet izraelite

E nga sulmet izraelite të realizuara nga ajri, toka e deti, si kundërpërgjigje për sulmet e Hamasit, janë vrarë 24.927 persona në Gazë, kryesisht gra e fëmijë, kështu të paktën pretendojnë nga ministria e Shëndetësisë në Gazë.

Një eprorë i lartë ushtarak i IDF-së në vitin 2021 pati vlerësuar se Hamasi numëron rreth 30 mijë pjesëtarëve, kurse IDF-ja thotë se luftimet në Gazë do të vazhdojnë gjatë tërë vitit, sepse qëllimi i Izraelit është shkatërrimi i plotë i Hamasit.

Izraeli është zotuar se do të vazhdojë luftën derisa të kthehen të gjithë pengjet, e besohet se Hamasi i mban akoma rreth 132. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora

Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora

Botë
Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Evropa
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Botë
Kalo në kategori