LAJMI I FUNDIT:

Dita e ndeshjes: Ballkani e pret Viktoria Plzenin në “Air Albania”

Dita e ndeshjes: Ballkani e pret Viktoria Plzenin në “Air Albania”
Foto nga arkivi

Ballkani luan sot ndaj Viktoria Plzenit në kuadër të ndeshjes së pestë të Grupit C në Ligën e Konferencës.

Therandasit janë nikoqir të çekëve në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, me fillim nga ora 18:45.


Ekipi i Ilir Dajës vjen në këtë ndeshje pas një forme të përsosur në kampionat, por në Ligën e Konferencës synon ta ndryshoj formën pasi vjen nga një humbje dhe një barazim.

Në anën tjetër, mysafirët kanë katër fitore nga katër ndeshjet e para dhe pasi e kanë siguruar kualifikimin do të luajnë pa ndonjë presion apo kërkim të rezultatit.

Ndeshja në Tiranë do të zhvillohet pas ngarkesës së madhe të stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, i cili tashmë ka shkuar në rinovim dhe nuk pritet të jetë gati deri në pranverë. /Telegrafi/