LAJMI I FUNDIT:

Diskutohet intensifikimi i bashkëpunimit të Prokurorit të Shtetit me institucionet franceze të drejtësisë

Diskutohet intensifikimi i bashkëpunimit të Prokurorit të Shtetit me institucionet franceze të drejtësisë

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, së bashku me Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj dhe Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi, ka pritur në takim përfaqësuesen e Shkollës Kombëtare Franceze të Magjistraturës, përkatësisht Magjistratit Ndërlidhës për Evropën Juglindore, Frédérique Dubost dhe përfaqësuesen e Ambasadës së Francës në Kosovë, Cécilia Maronnier.

Lumezi njoftoi përfaqësuesit e delegacionit francez për punën, sfidat dhe efikasitetin e Prokurorit të Shtetit në trajtimin e lëndëve penale.

“Nga ana tjetër, bartësit e funksioneve prokuroriale, u njoftuan nga Dubost, më për se afërmi strukturën organizative, funksionin dhe punën e institucioneve të drejtësisë në Francë, me ç’rast palët shprehën vullnetin dhe gatishmërinë e ndërsjellë për të thelluar bashkëpunimin ndërinstitucional, veçmas me Prokurorinë Kombëtare Financiare për çështjet e hetimit dhe luftimit të korrupsionit të nivelit të lartë, krimeve ekonomike dhe krimit të organizuar. Në këtë kontekst, si çështje me interes strategjik, u theksua mbajtja e trajnimeve të specializuara për prokurorët, të cilët merren me hetimet e rasteve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike në Shkollën Kombëtare Franceze të Magjistraturës dhe zhvillimi i vizitave studimore ndërmjet institucioneve respektive”, thuhet në njoftimin për media.


Po ashtu, pjesë e rëndësishme e diskutimeve të përbashkëta ishin edhe shkëmbimi i përvojave në fushën e sekuestrimit dhe konfiskimit të aseteve dhe bashkëpunimi juridik në luftimin e terrorizimit dhe krimeve të luftës, me theks të veçantë në bashkëpunimin për trajtimin e viktimave të krimit.

Kryeprokurori Lumezi ka falënderuar Frédérique Dubost për vizitën e zhvilluar në institucionet e drejtësisë të Republikës së Kosovës, duke e vlerësuar lart ndihmën dhe përkrahjen që shteti i Francës është duke dhënë për institucionin e Prokurorit të Shtetit.

Në fund, bashkëbiseduesit, e vlerësuan takimin mjaft të dobishëm, produktiv dhe konkret për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shfaq video që tregon mënyrën se si ishte organizuar sulmi me rreth 20 kilogramë eksploziv në Ibër-Lepenc

Kurti shfaq video që tregon mënyrën se si ishte organizuar sulmi me rreth 20 kilogramë eksploziv në Ibër-Lepenc

Lajme
Gjermania me politika shumë agresive për të tërhequr njerëz të kualifikuar, Shqipëria merr masa

Gjermania me politika shumë agresive për të tërhequr njerëz të kualifikuar, Shqipëria merr masa

Lajme
“E vrava gruan, dërgoje një patrullë”- Dosja e Prokurorisë ndaj të akuzuarit që vrau bashkëshorten e tij në Pejë

“E vrava gruan, dërgoje një patrullë”- Dosja e Prokurorisë ndaj të akuzuarit që vrau bashkëshorten e tij në Pejë

Drejtësi
Kontrolli në banesën e Veliajt, SPAK del me reagim zyrtar

Kontrolli në banesën e Veliajt, SPAK del me reagim zyrtar

Lajme
Bukë, ujë dhe pashtetë – Demhasaj publikon ushqimin e policëve në veri

Bukë, ujë dhe pashtetë – Demhasaj publikon ushqimin e policëve në veri

Lajme
Albin Kurti nominohet kandidat për kryeministër nga LVV, nuk kishte kundër-kandidat

Albin Kurti nominohet kandidat për kryeministër nga LVV, nuk kishte kundër-kandidat

Politikë
Kalo në kategori