LAJMI I FUNDIT:

Diskutimi në OKB për Kosovën, PDK me kritika për Kurtin 

Diskutimi në OKB për Kosovën, PDK me kritika për Kurtin 

Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj kanë reaguar pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara të thirrur nga Serbia lidhur me ndalimin e dinarit serb.

Çitaku në një postim në Facebook shkruan se rëndësi në OKB ka fjala jonë nëse e mbështesin aleatët, gjersa thotë se është mjerim që Qeveria e solli punën në këtë pikë.


Propaganda e Vuçiqit dhe argumentimi i Kurtit, krejt çka u tha në KS të OKB-së për Kosovën
Lexo po ashtu Propaganda e Vuçiqit dhe argumentimi i Kurtit, krejt çka u tha në KS të OKB-së për Kosovën

“Kuptojeni, në OKB rëndësi ka fjala jonë nëse e mbështesin aleatët. Dëgjojeni fjalimin e Ambasadores së SHBA-ve. Dhe aleatëve tanë. Mjerim dhe marrëzi që Qeveria jonë e solli punën në këtë pikë.  Sa më pak që të flitet në KS të OKB për ne, aq më mirë”, ka shkruar ajo.

Lidhur me seancën e Këshillit të Sigurimit ka reaguar edhe deputeti Enver Hoxhaj.

“Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së fuqitë kryesore perëndimore si SHBA-ja, Britania dhe Franca, nuk pajtohen për asnjë temë ndërkombëtare me kundërshtarët e tyre lindorë, Rusinë dhe Kinën, por një politikë e brendshme dhe e jashtme e gabuar e Qeverisë Kurti ka bërë që të gjithë të pajtohen që të thirret mbledhja e Këshillit të Sigurimit e kërkuar nga Serbia, gjë që tregon se sa keq qëndron ndërkombëtarisht Republika e Kosovës si një vend pa drejtim dhe pa orientim”, shkruan ai. /Telegrafi/