LAJMI I FUNDIT:

Disa zona në Prishtinë pa ujë të pijshëm si shkak i një defekti në pompë

Disa zona në Prishtinë pa ujë të pijshëm si shkak i një defekti në pompë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se për shkak të një defekti në njërën nga tre pompat e rezervuarit të Mirëditës në lagjen Velania, sot janë pa ujë të pijshëm, me ç’rast ka vështirësi në mbulueshmërinë me furnizim me ujë në pika të larta në Prishtinë, si shkak i konsumit të rritur të ujit në këto temperatura të larta.

Kompani thotë se zonat e larta që janë të prekur në furnizim me ujë të pijshëm për shkak të defektit në pompën e rezervuarit të Mirëditës janë një pjesë e lagjes Vreshtat, Tasligje 3,një pjesë e lartë e lagjes Sofalia, rruga e Bledit dhe pika më e lartë e lagjes Mati.

“Ekipet e mirëmbajtjes se makinerisë dhe rrjetit të ujësjellësit, tashmë janë duke u marrë me sanimin e defektit në pompë dhe pritet që furnizimi me ujë të pijshëm të rikthehet gjatë orëve të sotme të pasdites”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/