LAJMI I FUNDIT:

Disa sëmundje mund të zbulohen nga era e gojës

Disa sëmundje mund të zbulohen nga era e gojës

Mund të jeni të sëmurë dhe të mos e dini fare, por nëse vëreni një erë të çuditshme nga goja, atëherë me organizmin tuaj diçka nuk është në rregull. Trupi prodhon aroma vërtet të përbëra, ndërsa disa prej tyre janë tepër intensive për hundën e njeriut.

Kur sëmundja sulmon dhe ndryshon metabolizmin qelizor, në frymënxjerrje, urinë dhe djersë arrijnë shumë substanca kimike, të cilat shpërndahen shumë lehtë.

Laboratorët eksperimentalë anekënd botës tentojnë të zbulojnë mënyra për shfrytëzimin e sensorëve të gazrave në diagnostikim.


Deri më tani kanë arritur të kuptojnë se si të zbulojnë disa sëmundje me anë të erës së gojës, simptoma të cilat është shumë me rëndësi të zbulohen sa më herët.

Nga kanceri i mushkërive sot njerëzit sëmuren gjithnjë e më shumë dhe vështirë e luftojnë atë. Ndërsa nëse zbulohet në fazë të hershme, ekziston mundësi më e madhe për shërim.

Shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se era e këtyre të sëmurëve është e ngjashme me atë të amoniakut ose peshkut, ndërsa arsyeja për këtë është substanca metilhidrazin, transmeton Telegrafi.

Shpëlan bakteret nga goja, eliminon erën e keqe: Këtë recetë ia vlen ta përshkruani!
Lexo po ashtu Shpëlan bakteret nga goja, eliminon erën e keqe: Këtë recetë ia vlen ta përshkruani!

Këto janë disa prej shenjave tjera që mund të jenë të dobishme për ju:

Diabeti: Ketoacidosis, i njohur gjithashtu edhe si kundërmimi me erë frute, është një mënyrë natyrale që tregon për probleme serioze diabetike në njerëz.

Stomaku: Era e keqe e gojës mund të jetë tregues gjithashtu se keni probleme me stomakun. Nëse filloni të keni erë të keqe të gojës, kundërmuese, është mirë që të shkoni tek mjeku për një kontroll. Ketoacidosis, i njohur gjithashtu edhe si kundërmimi me erë frute, është një mënyrë natyrale që tregon për probleme serioze diabetike në njerëz.

Dështimi i veshkave: Veshkat largojnë mbeturinat nga gjaku ynë. Kështu që nëse ato dështojnë, trupi ynë nuk mund të pastrohet më nga helmet e veta. Kjo ndikon që helmet të lëshohen më pas përmes sistemit të frymëmarrjes. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori