LAJMI I FUNDIT:

Disa kuriozitete për çiftet e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve

Disa kuriozitete për çiftet e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve

Është hedhur shorti i çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Barcelona ka fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit kundër Atletico Madridit, ndërsa Lionel Messi ka shënuar në pesë ndeshje.


Për PSG-në është mundësia e dytë që të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa për Manchester Cityn hera e parë? Kush do të shkojë më tutje në këtë garë prestigjioze evropiane për klube?

Wolsfurg për herë të parë është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Gjermanët do të takohen, gjithashtu për herë të parë në karrierë me Real Madridin në këtë garë evropiane.

Kjo është hera e dytë që në këtë fazë të takohen Bayern Munich dhe Benfica. Gjermanët në ndeshjen e parë kishin triumfuar thellësisht me rezultat 5:1.

Real Madrid, Atletico Madrid dhe PSG kanë pësuar deri më tani secila nga tre gola.

Çiftet e çerekfinales së Ligës së Kampionëve

PSG – Manchester City

Barcelona – Atletico Madrid

Bayern Munich – Benfica

Wolfsburg – Real Madrid

Ndeshjet e para do të luhen më pesë dhe gjashtë prill, ndërsa ndeshjet kthyese më 12 dhe 13 prill.

Kush mendoni se do të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Jepni mendimin tuaj?