Mbrëmë janë zhvilluar nëntë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Dallas Mavericks ka pësuar humbje pas vazhdimeve kundër New Orleans Pelicans me rezultat 129:125.

Por, vëmendjen më të madhe e ka rrëmbyer veterani i skuadrës teksasiane, gjermani shtatgjatë Dirk Nowitzki.

Ky i fundit hyri në analet e historisë së NBA-së, duke lënë pas legjendën e basketbollit amerikan, Wilt Chamberlain sa i përket pikëve të shënuara.

Basketbolli i Dallas gjatë mbrëmjes së kaluar ka arritur shifrën prej 31424 pikëve, gjegjësisht ka pesë më tepër se ish-basketbollisti i Los Angeles Lakers.

Synimi i radhës, por vështirë që të arrihet është pozita e Michael Jordanit, i cili ka 800 pikë më tepër dhe zë pozitën e pestë të renditjes së koshashënuesve më të mirë.

Rezultatet dhe video sekuencat e ndeshjeve të mbrëmshme në NBA Rezultatet dhe video sekuencat e ndeshjeve të mbrëmshme në NBA

Ndryshe, basketbollisti më efikas në histori të basketbollit amerikan mbetet ish-basketbollisti i Lakersave, Kareem Abdul Jabbar, i cili gjatë karrierës kishte realizuar 38387 pikë. /Telegrafi/