LAJMI I FUNDIT:

Dion Kacuri i pafat, sapo filloj shkëlqimin pëson lëndim të rëndë që do ta mbajë gjatë jashtë fushave

Dion Kacuri i pafat, sapo filloj shkëlqimin pëson lëndim të rëndë që do ta mbajë gjatë jashtë fushave

Dion Kacuri është talenti i radhës që ka filluar shkëlqimin në Zvicër.

Mesfushori i talentuar me prejardhje nga Kosova ka filluar të luaj këtë sezon më shumë të Grasshopper dhe ndeshjen e fundit e nisi nga minuta e parë.


Madje ylli i ri kosovar arriti të shënoj edhe gol në fitoren e pastër të GC 3-0 ndaj Winterthur.

18-vjeçari vërtetë ka qenë i pafat, pasi tani ka pësuar një lëndim të rëndë në stërvitje që do ta mbajë jashtë fushave për një kohë të gjatë.

Ka qenë klubi zviceran që ka njoftuar se Kacuri do të mbetet jashtë fushave për një periudhë tre mujore.

“Dion Kacuri ka pësuar një lëndim në këmbën e djathtë në stërvitjen e djeshme pa asnjë ndikim të jashtëm”.

“Fatkeqësisht, nga ekzaminimet në Spitalin Universitar Balgrist u zbulua një frakturë në kockën e metatarsale të djathtë”.

“Mesfushori 18-vjeçar, i cili shënoi gol në ndeshjen e fundit, do të mungojë për një kohë dhe ajo kohë është deri në tre muaj. Grasshopper Club Zurich i uron Dion një shërim të shpejtë dhe një rikthim të shpejtë në stërvitje”, ka shkruar faqja zyrtare e klubit zviceran. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Në fushë, zhveshtore dhe rrugë – pamje nga festa madhështore e Scudettos së 20-të të Interit

Në fushë, zhveshtore dhe rrugë – pamje nga festa madhështore e Scudettos së 20-të të Interit

Serie A
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Premier League
Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

La Liga
Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

La Liga
Kalo në kategori