LAJMI I FUNDIT:

Dimitriev: Sa më shpejtë të përfundojnë bisedimet për listën zgjedhore

Dimitriev: Sa më shpejtë të përfundojnë bisedimet për listën zgjedhore

Në seancën kuvendore kushtuar pyetjeve të deputetëve, kryeministri Emil Dimitriev, deklaroi se shpreson që bisedimet që bëhen në mes të partive politike nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinos rreth pastrimit të listës zgjedhore, të përfundojnë sa më shpejtë, me pajtueshmëri, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Dimitriev ka përmendur edhe regjistrimin e popullatës, për të cilën çështje tha se fillimisht nevojitet pajtueshmëri politike në mes të partive, reth mënyrës së regjistrimit të popullatës, duke dëshiruar që kjo çështje të kryhet jashtë kësaj krize politike të tanishme./Telegrafi/