LAJMI I FUNDIT:

Dillian Whyte – Tyson Fury: Përballja e zjarrtë nuk zhvillohet për shkak të rastit të hapur ligjor në WBC

Dillian Whyte – Tyson Fury: Përballja e zjarrtë nuk zhvillohet për shkak të rastit të hapur ligjor në WBC

Dillian Whyte është tejet i pafat, pasi duket se nuk do të mund të sfidojë Tyson Furyn për titullin WBC.

Komisioni i kësaj kategorie të rënë i bëri të ditur Gypsy Kingut se duhet të zgjedh mes sfiduesit për titull ose të përballet me Oleksandr Usyk.


Por, Anthony Joshua e aktivizoi menjëherë klauzolën për rimeç me ukrainasin dhe tani Fury duhet të pres edhe 30 ditë të tjera.

Dillian Whyte pritet të jetë kundërshtari i Tyson Furyt
Lexo po ashtu Dillian Whyte pritet të jetë kundërshtari i Tyson Furyt

Whyte është aktualisht i lënduar dhe ka një proces ligjor me WBC-në që hetojnë rastin e tij, e Gypsy King ende nuk e di se kush do të jetë sfiduesi i tij.

Britaniku tjetër është aktualisht kampion i përkohshëm në këtë peshë dhe natyrisht se është ehde kundërshtar i detyrueshëm për Furyn.

Nëse përballja e Whyte me Otto Wallin do të zhvillohej më 30 tetor, atëherë do të ishte më e lehtë të përcaktohej sfiduesi i Furyt, por që tani situata është paksa e komplikuar.

Anulohet super meçi mes Dillian Whyte dhe Otto Wallin
Lexo po ashtu Anulohet super meçi mes Dillian Whyte dhe Otto Wallin

Prej disa muajsh dihet se britaniku kishte marrë masa ndaj organit sanksionues në ndjekje të shansit për titull, megjithëse pak është bërë publike për specifikat e çështjes.

WBC tregoi se çështja është aktualisht në një gjykatë arbitrazhi, pa zgjidhje ende, prandaj ata nuk mund të urdhërojnë një kundërshtar të detyrueshëm.

Pas humbjes së Joshuas dhe fitores së Furyt në trilogji: Renditen 10 boksierët më të mirë në botë në peshat e rënda
Lexo po ashtu Pas humbjes së Joshuas dhe fitores së Furyt në trilogji: Renditen 10 boksierët më të mirë në botë në peshat e rënda

Kur u pyet së fundmi për rastin në vazhdim në korrik, promotori i Whyte, Eddie Hearn thjesht tha për talkSPORT.com : “Po, është ende në vazhdim. Unë mendoj se Dillian Whyte po kërkon përgjigje dhe pak drejtësi”.

Nuk dihet se çfarë do të ndodhë më pas dhe për momentin nuk është dhënë asnjë afat kohor për zgjidhjen e çështjes ligjore. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

La Liga
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare

"90 për qind e gjyqtarëve anojnë nga Real Madridi", rikthehet deklarata e ish-gjyqtarit të La Ligës pas El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori