Me rritjen e temperaturave, tashmë një numër i madh i njerëzve fillojnë të mendojnë për pushimet verore, e për fat të mirë ofertat nuk mungojnë dhe opsionet janë të shumta.

Edhe këtë vit si çdo vit tjetër, pas Shqipërisë, Antalya mbetet si opsioni më i pëlqyer për tregun tonë, por ajo që dallon këtë vit është që në tregun tonë ofrohen dy lloj pushimesh për Antalya dhe dallimi nuk është i vogël.

Duke marrë parasysh që kjo do të jetë një nga dilemat kryesore për këtë verë dhe në mënyrë që mos të gaboni në përzgjedhjen tuaj më poshtë janë shpjeguar më detajisht opsionet e udhëtimit:

Shtatë net

Pushimi shtatë net në Antalya është pushimi klasik të cilin e keni bërë gjithmonë deri më tani që në parim pushimi ka filluar me fluturim në mëngjes rreth orës 7:00 dhe arritje në Antalya rreth orës 10:00, transferi nga aeroporti dhe arritja në hotel rreth orës 12:00, shfrytëzimi i drekës dhe marrja e dhomës në ora 14:00. Ndërsa natën e shtatë pas mesnatës transferi nga hoteli në aeroport dhe fluturimi për t’u kthyer në Prishtinë.

Shtatë ditë

Pushimi shtatë ditë gjë që nënkupton vetëm gjashtë net, është pushim më i shkurtë se sa që duket në fillim. Në këtë rast udhëtimi fillon shumë herët, më saktësisht në mëngjes rreth orës 3:00 dhe arritja në Antalya në ora 06:00. Transferi nga aeroporti dhe arritja në hotel rreth orës 08:00, shfrytëzimi i mëngjesit dhe drekës dhe më pas një pritje deri në gjashtë orë (deri në ora 14:00) për akomodim në dhomë.

Ndryshimi më i madh tek këto dy opsione të udhëtimit në vendin e njëjtë nuk është pritja gjashtë orë për dhomë, por është mënyra e përfundimit të këtij pushimi.

Në ditën e shtatë deri në ora 12:00 jeni të obliguar t’i dorëzoni çelësat e dhomës dhe pastaj të pritni në hotel për transfer deri në ora 21:00, pa dhomë dhe të limituar në shërbimet që mund të merrni nga hoteli (gjë e cila dallon nga hoteli në hotel), që i bie t’i kaloni edhe nëntë orë të tjera në pritje deri në kohën e fluturimit nga Antalya në ora 23:55 dhe arritja në Prishtinë në ora 02:00.

Dallimi në mes të këtyre dy pushimeve është shumë i madh, duke marrë parasysh që pushimi veror supozohet të jetë jashtëzakonisht reklaksues, ju mbetet juve të vendosni se çka do të zgjedhni, shtatë net apo shtatë ditë.

Për të zgjedhur këtë problem, agjencioni turistik Max Travel si çdo vit edhe për Antalya 2019 është përkujdesur që udhëtimi dhe pushimi të jenë mbresëlënës.

Edhe këtë verë Max Travel ofron mundësinë e pushimit vetëm me shtatë net ku gjatë qëndrimit tuaj nuk do të mungojnë kujdesi, rehatia dhe kualiteti i shërbimit. Për vit të dytë me radhë, në Antalya udhëtimet bëhen me kompaninë më të mirë Turkish Airlines, që ofron një nivel tjetër të shërbimit. Gjithashtu në dispozicion të klientëve janë opsione të shumta të transferit nga aeroporti në hotel dhe hoteli në aeroport dhe këto janë transferi grupor si standard, ai direkt pa ndalesa, opsioni individual dhe opsioni i VIP transfer.

Për më shumë informata vizitoni faqen zyrtare në Facebook, uebsajt maxtravel.al ose kontaktoni numrin e tel: +38338754754.

(artikull i sponsorizuar)