Me qëllim kryesor informimin, gazetarët janë urëlidhëse e medies dhe audiencës, me çka imponohet raportimi i drejtë, i saktë dhe profesional.

Raportimi nënkupton bartje të një përgjegjësie të madhe mbi gazetarin, sidomos në raste të ndijshme siç janë aksidentet, vrasjet apo rastet të cilat luajnë rol të madh për interesin shoqëror, ku raportimi duhet të jetë i mirëfilltë, i paanshëm dhe etik.

Reklama

Etika gazetareske është një përgjegjësi më vete. Në mënyrë që raportimi të jetë në nivel, gazetarët duhet të respektojnë rregullat dhe standardet etike e sidomos kur kanë të bëjnë me privatësi apo mbrojtje të identitetit të viktimave, meqë ato duhet të trajtohen me kujdes të veçantë.

Reklama

Gazetarët shpesh e gjejnë veten përballë dilemës se a duhet të publikojnë apo mbrojnë identitetin e një personi të caktuar.

Reklama

Gazetari dhe profesori i etikës gazetareske, Dren Gërguri thotë se kjo dilemë duhet të zgjidhet me parimin e interesit publik.

“Gazetari e ka për qëllim të informojë për temat që kanë interes publik, mirëpo jo të ndjek edhe interesimin e publikut. Prandaj, gazetari duhet të plasojë informacionin te publiku deri aty që trajton çështjen me interes publik, por njëkohësisht respekton privatësinë e personit të apostrofuar. Në këtë duhet pasur parasysh që edhe personat publik kanë privatësinë e tyre, sepse nganjëherë kam bindjen që trajtohen sikur persona pa privatësi.”

Reklama

Mënyra më e mirë për të bërë vendime të duhura përballë sfidave të ngjajshme, thotë ai është që gazetarët të rrisin profesionalizmin në raportim si dhe të respektojnë standardet etike.

Sipas tij, nuk duhet të trajtohen ngjarjet e personave privat sepse për ata nuk ka ndonjë arsye të interesit publik sepse cenimi i privatësisë së tyre mund t’i shtyjë njerëzit tjerë e veçanërisht familjarët e atyre personave në depresion apo ndoshta edhe në ndonjë akt tragjik.

Reklama

Nëse ka raste të tilla ku shkelet privatësia e një personi atëherë qytetarët duhet të reagojnë dhe t’i cenzurojnë mediat të cilat kanë ekspozuar identitetin e një personi jo publik. shkruan KosovaLive.

Reklama

Profesoresha e etikës gazetareske në Universitetin e Prishtinës, Remzie Shahini Hoxhaj mendon se përgjegjësia e cenzurimit të lajmeve mbi shkeljen e privatësisë bie edhe mbi qytetarët e moshës madhore sepse edhe ata duhet të jenë të edukuar medialisht.

“Në Kosovë ekziston një numër i madh i njerëzve që janë analfabet dhe poashtu analfabet funksional që domethënë ata nuk dinjë ta gjykojnë informacionin që e lexojnë dhe nuk kanë aspekt kritik të mendimit ndaj tij dhe për këtë arsye edukimi medial është i nevojshëm në Kosovë prej moshave të hershme. Kjo për shkak që ata edhe duhet të dijnë të gjykojnë punën e mediave aty ku kanë bërë shkelje të privatësisë.”

Reklama
Reklama

Pas gjykimit të drejtë të rastit në qoftë se ka shkelje të privatësisë, qytetari duhet të ngrejë padi në organet kompetente shtetërore. Shumica e qytetarëve për shkak të mungesës së edukimit medial dhe juridik nuk janë në dijeni të ligjeve për mbrojtjen e identitetit të tyre, ose që ata mund të drejtohen në organe kompetente ligjore.

Njohësja e etikës së mediave Kelly McBride, në një prononcim për CNN, kishte deklaruar se shikuesit shpesh na akuzojnë se nuk e dimë se ku është ajo linja ku tejkalohet mbrojtja e identitetit, dhe nganjëherë ata kanë të drejtë – por, përsëri, shumë shikues as vetë nuk e dinë ndryshimin. Rrjedhimisht, edukimi medial njëmend është diçka e domosdoshme në shoqërinë tonë.

Reklama

Profesoresha Shahini Hoxhaj ilustron një rast konkret ku mediat kanë publikuar lajme me përmbajtje joetike.

Reklama

“Ka qenë rasti i dy policëve të cilët janë aksidentuar dhe kanë rënë në lumë prej një lartësie 150 metra dhe ata kanë qenë të humbur për disa ditë në ujë, dhe ka pasur shumë shkelje etike në këtë rast. Vetë prokurori i rastit në prononcimin e tij për media ka dhënë detaje që e kanë gjetur një këmishë të grisur, copa të mushkërive etj”.

Sipas saj, detajet e tilla nuk duhet dhënë duke pasur parasysh se familjarët e atyre personave janë në pritje të informatave për të afërmit e tyre dhe as mjekësia ligjore nuk duhet të japë informacione të tilla.

Reklama

Rastet në të cilat gjenden viktimat mund të jenë prej më të ndryshmeve e andaj për çdo rast më të ndijshëm kujdesi i gazetarit duhet të jetë maksimal ashtu që të mos dëmtohet reputacioni i dikujt në qoftë se është i pafajshëm. Në raste të vdekjeve të viktimës të mos bëhet publik emri e sidomos nëse është lajmi ekskluziv për arsye se familja e viktimës mund të mos jetë në dijeni për ngjarjet që kanë ndodhur.

Reklama

Profesoresha këshillon çdo gazetar që gjendet përballë kësaj dileme që para publikimit të çdo lloj fotoje, detaji… të vënë veten në vendin e familjarëve të tyre e sidomos për tema të ndijshme.

Reklama

Sipas saj, një lajm duhet të publikohet atëherë kur interesi publik është më i madh sesa interesi personal i atij individi, në këto raste sipas etikës lejohet dhe publikimi i identitetit.

Sipas rregullave të Këshillit të Pavarur të Mediave mediat nuk duhet të raportojnë për jetën private të ndonjë personi, përveç në rastet kur për këtë ekziston interesi publik. Raportimi për personat publik, në parim, është i lirë për çdo sferë të veprimtarisë personale dhe profesionale të tyre, nëse për këtë ekziston interesi publik. Mediat nuk mund të bëjnë fotografi të njerëzve në ambiente private, pa lejen paraprake të tyre, përveç nëse për këtë ekziston interesi publik.

Reklama
Reklama

Kryeredaktori i “Telegrafit”, Muhamet Hajrullahu tregon se në raste të caktuara kur interesi publik është i madh atëherë ata bëjnë publikim të identitetit e sidomos nëse personat në fjalë janë persona publik.

Nësë një ministër apo person zyrtar i lartë institucional bën keqpërdorim të pozitës së tij apo parasë publike apo bën shkelje të të drejtave të njeriut ne e publikojmë, por nëse i preket aspektit familjar, personal atëherë ne e mendojmë se a po e dëmtojmë privatësinë e atij personi apo është në interes të publikut sepse ai paguhet nga taksat tona. Ne e publikojmë nëse mendojmë që informata që publikohet është në interes të publikut. “

Ai thotë që rastet më të ndijshme janë rastet ku kanë fatkeqësi natyrore, aksidente, vdekje në vendin e punës etj, sepse dilema e publikimit të identitetit në këto raste është më e madhe.

Reklama

Kryeredaktori i gazetës online “Infokus”, Zekirja Shabani tregon se si e peshojnë ata një lajm përballë këtyre dy zgjidhjeve. Ai thotë se kjo dilemë nuk zgjidhet me intuitë të gazetarit por ka të bëjë me rregulla bazë të gazetarisë ku në njërën anë vendoset interesi i publikut dhe në anën tjetër se sa i rrezikuar është ai person nëse bëhet publikimi i identitetit te tij.

“Parimisht puna dhe zanati ynë lidhet shpesh me nevojën për me qenë i pari pra për me e pasë ekskluzivitetin, por ka shumë informacione që ti duhesh me i peshu para se me i publiku dhe ky nuk është rregull i yni por është rregull i gazetarisë dhe rregull i përgjithshëm ligjor që ti nuk guxon me e zbulu identitetin e dikujt duke e vendosë në rrezik jetën e tij. Ky është parim bazë që ne e zbatojmë me fanatizëm. Pavarësisht interesit tonë me pas diçka ekzkluzive e diçka të madhe ne në asnjë moment nuk lejojmë që personi që është pjesë e ngjarjes të rrezikohet”

Reklama

Sipas tij, kjo ndonjëherë nuk ka të bëjë me nevojën e publikut për njohuri por ka të bëjë me atë që është e domosdoshme edhe për të mirën individuale.

Ai tregon përvojën e tij me “Syrin e popullit” kur kishte vendosur ta publikonte dokumentin por pa e zbuluar burimin prej nga ka ardhur. Brenda dosjes të “Syrit të popullit” ka plot emra të gazetarëve emra të personaliteteve të listuar për vrasje.

“Dikush i ka listuar këta njerëz dhe ka thënë që personat në këtë listë do të vriteshin. Unë kam vendosur me e publiku këtë dosje pavarësisht që është kritikuar, dhe e kam bërë me një vendim shumë të thjeshtë sepse emrat e tyre duhej të publikoheshin për shkak që me i marrë shteti në mbrojtje. Kjo ndonjëherë nuk ka të bëjë më me atë nevojën e publikut për ta ditur por ka të bëjë me atë që duhet ta bësh për shkak që është e domosdoshmë për sigurinë e tyre”, thotë ai.

Jeta Xharra, kryeredaktore e medias Kallxo.com ka një gjykim tjetër mbi fenomenin e ruajtjes së identitetit dhe nivelin në të cilin gjenden mediat kosovare.

“Mediat tona janë në nivel fillestar mbi çështjen e të kuptuarit të mbrojtjes së identitetit të viktimave. Publikimet e identiteteve nuk bëhen me qëllim dashakeqës por si padituri e gazetarëve në ekspozimin e viktimës. Kjo ndodh nga gazetarët pa shkollim, shkollim jo serioz, mungesë e redaktorëve si për shembull mbikqyrësi i gazetarit lejon me dalë diçka e tillë nëse nuk ka dituri ligjore“.

Ajo tregon se në Kallxo.com japin instruksione se si duhet të trajtohet një viktimë pavarësisht se a janë gazetarët e shkolluar apo jo, dhe çdo lajm shikohet nga zyra ligjore para publikimit të tij.

Për çështje të privatësisë ajo përmend një rast të caktuar të një personi i cili ka kërkuar mbrojtje të identitetit me fshehje të fytyrës për shkak të problemeve personale të tij, që bëhet fjalë për një kategori sensitive të njerëzve të orientimeve të caktuara personale. Personi në fillim ka pranuar të dalë në media ndërsa më vonë ka hequr dorë për shkak të presionit shoqëror.

Xharra konsideron se në shumicën e rasteve kur gazetarët e përmendin emrin e viktimës është se ata referohen te ndonjë institucion që ka qenë i pakujdesshëm dhe e ka publikuar emrin e këtij personi. Deri në këtë masë ku vetë spitali nuk e mbron identitetin dhe privatësinë e pacientit.

Sipas saj fusha e ruajtjes së privatësisë është fushë e re.

Prishtinasja Elvira Haxhiu, nga këndvështrimi i saj i publikut, konsideron se njerëzit hezitojnë të publikojnë emrin e tyre në media sepse dyshojnë se emri i tyre mund të keqpërdoret në rrjete sociale dhe frikësohen nga përqeshja e njerëzve.

“Kohët e fundit në tregun gazetar po mendoj që më shumë e kqyrin me e paraqitë eksluzivitetin përpara privatësisë, shkaku i klikimeve gazetarët nuk po interesohen për përmbajtjet e lajmit, rëndësinë apo relevancën që e ka lajmi për publikun”, thotë ajo.

Patjetër që publiciteti i viktimave në media ka një ndikim të keq për ta e sidomos për gjendjen emocionale të tyre varësisht ngjarjes që ka ndodhur. Por, gazetarët duhet të kenë kujdes maksimal edhe kur bëhet fjalë për klasifikimin e viktimave. Zbulimi i identitetit të viktimave fëmijë mund të cilësohet si një nga rastet më të ndijshme e sidomos kur bëhet fjalë për aksidente apo fatkeqësi të tjera.

Në mediat tona rast të tillë të ekspozimit të identitetit të viktimës fëmijë kemi pasur në mars të vitit 2019 ku një djalë shtatë vjeçar kishte vdekur prej plagosjes me thikë nga një grua 74 vjeçare. Ky lajm bëri bujë në të gjitha mediat përfshirë televizionet, mediat sociale, gazetat… Pjesa dërrmuese e raportimeve lidhur me ngjarjen tragjike ishin joetike. Emri dhe mbiemri i fëmijës u bë i ditur në pothuajse të gjitha portalet online, ndërsa pati edhe portale të ndryshme (Bota Sot, Fakti Ditor, Strug lajm…) që publikuan edhe foton e djalit. Përveç zbulimit të identitetit u shpalosën edhe detaje të tjera të hidhura nga ngjarja.

Raportime e këtilla bien në kundërshtim me parimet e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve dhe ligjet e Kosovës sipas të cilave mediat nuk duhet të identifikojnë fëmijët nën moshën 18 vjeçare, nëse ata janë të përzier në vepra penale, qoftë si viktima, dëshmitarë apo si të pandehur.

Në raste të tjera, identifikimi i personave të caktuar mund të lejohet nëse është në të mirën publike.

Gazetari i portalit “IndeksOnline”, Alban Muhaxheri thotë se ai vendos të publikojë apo mos të publikojë diçka varësisht prej veprimeve apo të bëmave të personave të caktuar dhe interesit të publikut per ta ditur ate informacion.

Qytetari i Prishtinës, Shukri Ratkoceri mendon se në raste të caktuara gazetarëve iu lejohet ta publikojnë identitetin e personave edhe pa lejen e tyre, por varësisht nga ngjarja që ka ndodhur.

“Nëse dikush ka bërë një vepër negative atëherë ai nuk dëshiron që t’i publikohet emri, por duhet t’i publikohet”.

Rastet e tilla të publikimit ndodhin më shumë në sferën politike kur ka ndonjë lloj keqpërdorimi të pozitës apo ndonjë çështje tjetër që përbën interes për qytetarët. Por, edhe nëse ai person është person publik informacionet e publikuara nuk duhet të jenë personale sepse edhe në raste të tilla kemi shkelje të privatësisë që mund të dënohet me ligj.

Një shembull të tillë kemi te deputetja e qeverisë së Kosovës Albulena Haxhiu, të cilës iu bë publik incizimi rentgen nga “Gazeta Express” dhe “IndeksOnline”. Rrjedhimisht, ajo ngriti padi ndaj të dy mediave për shkelje të privatësisë.

Prokuroria e Gjykatës Speciale në deklaratën e tyre për shtyp ka lavdëruar gazetarët kosovarë për etikën që kanë treguar për dokumentet e marra nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UCK-së. Gazetarët nuk kanë pranuar publikimin e dokumenteve dhe informacioneve për shkak që shpërndarja e tyre cilësohet si krim sipas Kodit Penal të Kosovës.

“Gjatë kësaj kohe unë kam vënë re gjithashtu profesionalizmin e lavdërueshsëm dhe integritetin etik të gazetarëve të Kosovës dhe komentatorëve të tjerë publik”, thuhet në deklaratën për shtyp nga prokurori.