LAJMI I FUNDIT:

Dilema e pushtetmbajtësit: inflacion apo deflacion pushteti?

Dilema e pushtetmbajtësit: inflacion apo deflacion pushteti?

Klementin Mile

Në shoqërinë moderne pushteti ushtrohet kryesisht në organizata. Ai ushtrohet në parti, universitete, banka, spitale, ministri, kisha, xhami, gjykata, televizione etj. Në këtë kontekst ngrihen pyetje lidhur me pushtetin që zotëron një politikan, pedagog, bankier, doktor apo klerik. A ka Edi Rama aq pushtet sa të vendosë për gjithçka në Partinë Socialiste? Po Sali Berisha, a ka aq pushtet sa ta largojë nga kreu i PD-së Bashën? A është e mundur që largimi i rektorit të një universiteti ta dëmtojë seriozisht imazhin e atij institucioni? Po dorëheqja e kreut të një komuniteti fetar, çfarë shkakton te besimtarët? Pyetje si këto lidhen me disa çështje teorike të pushtetit.


Teoricieni gjerman Niklas Luhmann flet për lindjen e diferencave të theksuara në shoqërinë moderne ndërmjet pushtetit real dhe pushtetit të atribuuar. Këto diferenca shoqërohen nga prirje inflacioniste ose deflacioniste të pushtetit. Për shkak të ekzistencës së sistemeve organizative komplekse në shoqëri – si partitë, universitetet, ministritë apo gjykatat – pushteti organizativ vlerësohet ndryshe jashtë organizatës dhe ndryshe brenda saj. Kur shihet nga jashtë, ka një mbivlerësim tipik të homogjenitetit të organizatës dhe aftësisë së saj për të zbatuar pushtetin organizativ. Kështu për shembull partia ngjan vërtet si repart ushtarak, e rregullt, e rreptë dhe e efektshme. Pushteti i atribuohet krerëve të organizatës, por në realitet ekzistojnë balanca pushteti të komplikuara, të cilat variojnë sipas temave dhe situatave. Kjo do të thotë që kreut të organizatës i atribuohet më shumë pushtet sesa ka realisht. Ky proces atribuimi shkakësor sjell pasoja në raportet reale të pushtetit.

Kështu, së jashtmi, organizatës i duhet të respektojë atribuimin e pushtetit, përndryshe personat jashtë organizatës nuk do mund ta shohin dhe trajtojnë organizatën si rend. Për personat e jashtëm që merren me organizatën janë të nevojshme thjeshtëzimet që mundësojnë raportet brenda-jashtë. Për këtë arsye duhet promovuar dhe mbështetur edhe prestigji i pushtetit të krerëve të organizatës. Në këtë mënyrë atribuimi i jashtëm i pushtetit bëhet faktor pushteti në konfliktet e brendshme. Krerët mund të kërcënojnë largimin nga organizata ose mund të krijojnë situata që u tregojnë vëzhguesve të jashtëm se organizata nuk funksionon si unitet vendimmarrës dhe zbatues. Kjo formon bazën e një lloj pushteti informal të krerëve formalë, i cili mbështetet te fakti që pushteti u atribuohet atyre dhe ky atribuim, si proces përgjithësimi simbolik është i ndjeshëm ndaj informacionit për faktet. Sipas Luhmannit kjo aplikohet në shkallë të ndryshme nëpër organizata të llojeve të ndryshme. Kështu, për partitë politike më shumë se për universitetet, për organizatat mediatike më shumë se për shërbimin postar, për ushtrinë më shumë se për bankat.

Duke transferuar konceptet inflacion dhe deflacion nga teoria e parasë te teoria e pushtetit (duke qenë se të dyja janë media komunikimi të përgjithësueshme simbolikisht), Luhmann shprehet se ashtu si në ekonominë monetare, edhe në domenin e pushtetit duket të ketë vetëm një overdraft të kufizuar burimesh të vlefshme, të cilat mund të përngjasohen me kreditin. Pushtetmbajtësi merr më shumë vendime dhe siguron bindje për më shumë vendime sesa mund të bëjë efektive në raste konflikti. Nëse pushtetmbajtësi e përdor shumë pak pushtetin që i atribuohet dhe e kufizon veten brenda pushtetit që “ka me të vërtetë”, kështu ai shkakton një prirje deflacioniste. Ai operon shumë pranë mjeteve të tij të sanksionimit. Dhe rreziku me këtë është se ai nuk arrin të largohet nga zona e kërcënimit të ushtrimit të pushtetit drejt zonës së ushtrimit të suksesshëm të pushtetit. Nga ana tjetër, nëse pushtetmbajtësi mbështetet shumë fort te pushteti që thjesht i atribuohet, ai shkakton një prirje inflacioniste. Në këtë rast ai bëhet i varur nga sukseset e dukshme që demonstrojnë se ka pushtet. Njëkohësisht ai bëhet vulnerabël nga krizat, të cilat tregojnë se ai nuk mund t’i mbulojë vendimet me sanksione. /Mapo/

Në trend

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Pas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago

Pas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago

Teknologji
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori