LAJMI I FUNDIT:

“Dikush t’ia dhuroi çmimin Oscar” – Neymar vjen me simulimin e verës, por tifozët janë mësuar me të

“Dikush t’ia dhuroi çmimin Oscar” – Neymar vjen me simulimin e verës, por tifozët janë mësuar me të

Gamba Osaka nuk mundi të përballonte fuqinë sulmuese të Paris Saint-Germain qysh në pjësn e parë të miqësores së tyre parasezonale.

Në ndeshjen e fundit të turneut të tyre në Japoni, ekipi francez kaloi në epërsi 4-1 në intervalin e pjesës së parë.


PSG hapi rezultatin në minutën e 28-të të lojës me anë të Pablo Sarabia dhe Neymar më pas shënoi 2-0 nga penalltia vetëm katër minuta më vonë.

Duke qartë se marrëdhënia mes Mbappes dhe Neymarit nuk është e mirë - braziliani injoron francezin për Messin
Lexo po ashtu Duke qartë se marrëdhënia mes Mbappes dhe Neymarit nuk është e mirë - braziliani injoron francezin për Messin

Megjithatë, mënyra se si erdhi goditja nga pika e bardhë, ishte mjaft e dyshimtë – veçanërisht duke pasur parasysh faktin se ishte një miqësore para-sezonale.

Neymar ishte njeriu që u ‘faulua’ në kuadrat, megjithëse përsëritjet duket se sugjerojnë se nuk ka pasur asnjë kontakt.

Mbrojtësi i Gamba Osaka rrëshqiti dhe dukej se e kishte tërhequr këmbën në sekondën e fundit, por kjo nuk e ndaloi Neymarin që të hidhej në tokë në një mënyrë shumë dramatike.

Edhe nëse do të kishte kontaktin më të vogël, sigurisht që nuk ishte aq afër sa për ta bërë futbollistin më të shtrenjtë në botë të simulonte.

Pse duhet ta bëjë? Neymar ka një reputacion si aktor simulues, pas veprimeve të tij në Kupën e Botës në vitin 2018 me Brazilin dhe fatkeqësisht, ai vazhdon t’i qëndrojë pas këtyre veprimeve.

Ajo që e bën edhe më frustruese është fakti që 30-vjeçari është një nga futbollistët më të talentuar të brezit të tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Premier League
Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Premier League
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Serie A
“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

Kombëtarja e Shqipërisë
E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

Serie A
“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

La Liga
Kalo në kategori