LAJMI I FUNDIT:

Dikur quhej “Messi i Kroacisë”, sot ai luan vetëm para 12 mijë tifozëve

Dikur quhej “Messi i Kroacisë”, sot ai luan vetëm para 12 mijë tifozëve

Alen Halilovic dikur u quajt “Messi i Kroacisë”, por ai tani po luan para vetëm 12,000 tifozëve pasi u largua nga Barcelona vite më parë.

Mesfushori dikur ishte një talent shumë i vlerësuar pasi iu bashkua Barcelonës në moshën vetëm 18-vjeçare.


Deri në atë moment ai kishte tashmë 62 paraqitje profesionale dhe tetë gola nga koha e tij në Dinamo Zagreb.

Alen Halilovic do të nënshkruajë për klubin e 12 në karrierë - i vetmi i huaj në skuadër
Lexo po ashtu Alen Halilovic do të nënshkruajë për klubin e 12 në karrierë - i vetmi i huaj në skuadër

Barça lëvizi shpejt për ta marrë Halilovicin duke u bashkuar me Barcelonën B.

Ai pati një sezon të plotë me skuadrën, por u zhgënjye me mungesën e mundësive për ekipin e parë, duke bërë vetëm një paraqitje.

Kroati kaloi kohë në formë huazimi përpara se të vazhdonte karrierën e tij në Camp Nou.

"Messi Kosovar", "Messi Zviceran" - çfarë ka ndodhur me lojtarët që u cilësuan si "Messi i ardhshëm"
Lexo po ashtu "Messi Kosovar", "Messi Zviceran" - çfarë ka ndodhur me lojtarët që u cilësuan si "Messi i ardhshëm"

Ai kujtoi vendimin e tij për t’u larguar nga klubi, duke thënë për Marca: “Dy vitet e para ishin perfekte në Barça, por shpresoja të kisha një shans në ekipin e parë në të tretin. Më pas kuptova se Luis Enrique nuk më pa atje”.

“Duhej të qëndroja edhe një vit, sepse po bëja shumë mirë. Por, Barça vendosi që unë të shkoja sërish në huazim, kështu që unë isha pak i frustruar me gjithçka”.

“Nuk doja të dilja më, kështu që thashë në dreq me atë, po ik nga këtu”, ka shtuar më tej ai.

Tani Halilovic, 27 vjeçar, po luan për klubin e 12-të të karrierës së tij – Fortuna Sittard, i cili është i 11-ti në Eredivisie.

Fortuna Sittard Stadion është një arenë me kapacitet 12,500, por Halilovic shpesh e gjen veten duke luajtur përballë një turme mesatare prej 10,000 tifozësh.

Ai do të dëshironte të kishte qenë më i duruar gjatë periudhës së tij në Barcelonë, por ende beson se mund të bëjë diçka në karrierën e tij, prandaj ai refuzoi një lëvizje në Arabinë Saudite. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
Ronaldo zbulon sekretin se përse Diego Maradona mbante dy orë në duar

Ronaldo zbulon sekretin se përse Diego Maradona mbante dy orë në duar

Ndërkombëtare
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Bundesliga
Dumfries flet për pankartën e papërshtatshme që mbajti gjatë festës: Jam futbollist që e dua rivalitetin në futboll

Dumfries flet për pankartën e papërshtatshme që mbajti gjatë festës: Jam futbollist që e dua rivalitetin në futboll

Serie A
Man Utd i hapur t'i dëgjoj ofertat për Rashford, tre top klube duan anglezin

Man Utd i hapur t'i dëgjoj ofertat për Rashford, tre top klube duan anglezin

Premier League
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori