LAJMI I FUNDIT:

Dikur e mahniti botën në Britain’s Got Talent, ndërsa për shkak të sëmundjeve mund të mos këndojë më kurrë (Foto/Video)

Dikur e mahniti botën në Britain’s Got Talent, ndërsa për shkak të sëmundjeve mund të mos këndojë më kurrë (Foto/Video)

Susan Boyle ka bërë të ditur se i ka hequr 13 kilogramë qëkur është diagnostikuar me diabet tip 2.

Këngëtarja skoceze, e cila i bë e famshme në spektaklin ‘Britain’s Got Talent’ në vitin 2009, ka treguar se mjekët i kishin thënë se duhej të humbte peshë për shëndetin e saj.


“U desh të ndaloja së ngrëni ëmbëlsira dhe torte. Është fatkeqësia e jetës time”, ka thënë ajo për The Mirror.

Shikoni sa ka rënë në peshë Susan Boyle
Shikoni sa ka rënë në peshë Susan Boyle

Diabeti nuk është problemi i vetëm shëndetësor që ka 55-vjeçarja. Ajo ka thënë se sindroma Asperger është bërë aq e rëndë, saqë nuk ka caktuar data për turneun e radhës, transmeton Telegrafi.

Përkundër se e ka lansuar albumin e ri, “A Wonderful World”, këtë muaj, Susan nuk ka kënduar që nga vera e vitit 2015.

“Nuk kam kënduar drejtpërdrejtë, sepse kam qenë e sëmurë. Përgjigja e shkurtë është se ka qenë e lidhur me sindromën Asperger”, ka thënë këngëtarja.

Problemet e saja shëndetësore ia pamundësojnë këndimin
Problemet e saja shëndetësore ia pamundësojnë këndimin

Sindroma Asperger është një çrregullim në zhvillimin psikik që karakterizohet me vështirësi në ndërveprimin social dhe komunikimin joverbal, i shoqëruar me forma të kufizuara dhe të përsëritura të sjelljes dhe interesave.

“Kur këndon, kapesh pas një personi. Unë fshihem pas atij personi në skenë. Mund të ndihesh sikur po vdes, por duhet të vazhdosh. Publiku dëshiron të shohë dikë të qeshur”, ka sqaruar Boyle. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

Magazina
Kalo në kategori