LAJMI I FUNDIT:

Digne dëshiron ta mbrojë titullin me PSG-në

Digne dëshiron ta mbrojë titullin me PSG-në

Përforcimi ri i PSG-së, Lucas Digne, ka thënë se njëri nga objektivat për edicionin e ardhshëm është që ta mbrojë titullin e kampionit të Francës.

Anësori 19-vjeçar nënshkroi një kontratë pesëvjeçare me PSG-në të mërkurën, me këta të fundit që besohet ta kenë paguar Lillen 15 milionë euro për shërbimet e tij.

“Në këtë klub ka shumë yje dhe unë mezi pres të luaj përkrah Thiago Silvas, Zlatan Ibrahimovicit, Blaise Matuidit dhe Edinson Cavanit”.


“Kur të luani përkrah lojtarëve të mëdhenj edhe përparoni më shpejtë. Kur të nënshkruani për kampionin e Francës, atëherë duhet ta mbroni kurorën. Ky do të jetë njëri nga objektivat. Ne gjithashtu do të mundohemi të shkojmë sa më larg në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Digne. /Telegrafi/