LAJMI I FUNDIT:

Dhunë ndaj grave, dhunë ndaj burrit në Pejë e arrestim i çiftit në Junik – rastet e raportuar në Polici

Dhunë ndaj grave, dhunë ndaj burrit në Pejë e arrestim i çiftit në Junik – rastet e raportuar në Polici
FoTO

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për disa raste të dhunës në familje të raportuara në Polici.

Rastet e dhunës kanë ndodhur në Drenas, Podujevë, Pejë, Istog e Junik, ku dhunë është raportuar ndaj grave, një rast ndaj burrit ndërkaq është arrestuar edhe një çift në Junik.


Lexoni të plotë raportin e Policisë së Kosovës:

Drenas 26.09.2023 – 16:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare-bashkëshortes së tij. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor dhe është dërguar tek familjarët e saj, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Podujevë 26.09.2023 – 15:03. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti përmes rrjetit social e ka shqetësuar viktimën femër  kosovare, bashkëshorten e tij. Viktima ka pasur urdhër mbrojtës. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Pejë 20.06.2023 – 09:10. Në lidhje me rastin, më 26.09.2023 është arrestuar e dyshuara femër shqiptare shtetase e Shqipërisë pasi e njëjta kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortit të saj. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Istog  26.06.2023 – 18:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë duke thyer, demoluar orenditë në shtëpi, fjalosur dhe pas kontakt fizik me vëllain e tij, viktimën mashkull kosovar i cili si pasojë ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Junik  26.06.2023 – 22:00. Janë arrestuar dy të dyshuar (çift bashkëshortor), pasi që kanë pasur disa probleme mes vete. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/