LAJMI I FUNDIT:

Digjet një veturë afër Sllatinës, nuk ka të lënduar

Digjet një veturë afër Sllatinës, nuk ka të lënduar
Ilustrim

Një automjet është djegur sot derisa ishte duke qarkulluar në rrugën Prushtinë-Pejë, afër Sllatinës.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka thënë për Telegrafin se është përfshirë nga zjarri vetura e tipit “Renault” me targa vendore dhe nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.


“Me datë 10.07.2019 rreth orës 17:40, Policia ka pranuar informatën se një automjet është duke u djegur në rrugen Prishtinë -Pejë afër Sllatines. Menjëherë janë aktivizuar njësitet policore dhe ekipet e zjarrfiksave të cilëët kanë arritur në lokacion”.

“Vetura të cilen e ka kapluar zjarri është e tipit ‘Renault’ me targa vendore dhe fatbardhësisht nuk raportohet për ndonje person të lënduar. Ekzaminimet nga ekspertet kompetent për zjarre do të përcaktojnë se cilat janë shkaqet e përfshirjes nga zjarri të kësaj veture”, ka thënë ai./Telegrafi/