LAJMI I FUNDIT:

Digjet një deponi në Shtip

Digjet një deponi në Shtip
Foto: Ilustrim

Njësia Territoriale e Zjarrfikësve në Shtip njofton se sot në ora 13:25 ka shpërthyer zjarr në deponinë “Treshtenska Skala” afër qytetit të Shtipit.

“Zjarri ka përfshirë edhe një pjesë jashtë deponisë, ndërsa për momentin po bëhet ndërhyrje edhe me 6 zjarrfikës dhe dy automjete zjarrfikësish, thonë Njësia e Zjarrfikësve në Shtip.


Nga zjarrfikësit e Shtipit thonë se janë thirrur edhe zjarrfikës tjerë për mbështetje në shuarjen e zjarrit./Telegrafi/