LAJMI I FUNDIT:

Digjet katedralja ortodokse serbe në New York

Digjet katedralja ortodokse serbe në New York

Është djegur katedralja ortodokse serbe në shtetin e New York-ut në Amerikë. Katedralja ortodokse është përfshirë nga flakët e mëdha, duke u djegur thuajse tërësisht.

Duke postuar një fotografi të katedrales “Shën Sava” duke u djegur, ish ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiq, këtë e ka cilësuar si “tragjedi të tmerrshme”.


Katedralja ortodokse serbe ne New-York, është djegur mëngjesin e dielës sipas orës lokale atje, njofton lajmi.net.

Edhe më tej nuk dihen shkaqet e zjarrit apo se kush e ka kryer aktin, por ajo që dihet është se kjo ka shkaktuar reagime të shumta në Serbi.