LAJMI I FUNDIT:

Diellza Kolgeci: Një bebe në pritje, dhurata më e bukur e ‘Babadimrit’ këtë fundvit

Diellza Kolgeci: Një bebe në pritje, dhurata më e bukur e ‘Babadimrit’ këtë fundvit
Diellza Kolgeci (Foto: Diellza Kolgeci/Facebook)

U bë e përfolur menjëherë në mediat rozë, sapo lajmet rreth jetës së saj private filluan të qarkullojnë.

Bukuroshja Diellza Kolgeci në pak ditë rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve, ndërsa u bë e ditur lidhja e saj me basketbollistin e njohur, Fisnik Rugova.


Çifti të cilët janë në pritje të një fëmijëve, u vunë në qendër të zhurmës mediatike lidhur të rejat në jetën e tyre.

Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, Kolgeci ka rrëfyer se si e ka përjetuar momentin e parë kur ka marrë vesh lajmin se do të bëhet nënë.

“Normal si çdo njeri besoj ky lajm është një ndër lajmet më të bukura që njeriu mundet me e përjetu, nuk thuhet kot dhurata me e bukur nga Zoti”, tha Diellza Kolgeci për Telegrafin.

E pyetur për lidhjen me të dashurin e saj, Diellza thotë se ajo dhe Fisniku ka kohë që takoheshin së bashku dhe madje edhe janë shëtitur në kafiteritë e kryeqytetit, por pa arritur të vërehen nga mediat deri në momentin që gjithçka u bë publike.

“Së pari fshehtësi nuk ka qenë asnjëherë nuk kam pas fshehtësi për asgjë në jetë e sidomos jo për gjëra të bukura sepse familja ime shoqëria rrethi im çdo herë janë ata që janë me mua por që nuk jam person që më pëlqejnë dramat dhe konferencë speciale për jetën private timen, nuk më duket në rregull me organizu (qesh) po të kishit dalë në vendet ku dal unë, vende këto ku dalin shumica e Prishtinës, atëherë do e kishit kuptuar edhe ju. Sa i përket romancës time me Fisin, ne njihemi kaherë dhe ndjenjat kanë ardhur natyrshëm, ndjenja këto shumë të forta ku që të dy kemi shprehur dëshirën që këtë lidhje ta forcojmë edhe më shumë, me krijimin e familjes tonë të përbashkët”, thotë Kolgeci për Telegrafin.

Diellza Kolgeci dhe i dashuri i saj, basketbollisti, Fisnik Rugova

“Një mrekulli e pafundme” – kështu e përshkruan bukuroshja Diellza pritjen e ëmbël ,ndërsa thotë se gjinia nuk i intereson, pasi para se gjithash vjen shëndeti.

“E lumtur sa me s’ka, sepse jam e vetëdijshme se sa ka rëndësi kjo dhuratë e Zotit, gjë që ta ndryshon jetën për së miri, jemi me fat të gjithë ne që e kemi këtë mundësi të bëhemi prind, andaj duhet të bëjmë maksimumin për fëmijët tanë ashtu sikurse që kanë bërë prindërit tanë maksimumin për ne…nuk ka rëndësi gjinia, është fëmija i parë”, ka treguar më tej Diellza.

Këto ditë, ajo ka qenë e angazhuar edhe me organizimin e Ballos Shqiptare 4, ngjarje kulturore kjo të cilën tash e sa vite e organizon së bashku me mikeshën e saj, modelen Afërdita Paçarada.

Diellza thotë se këtë vit janë munduar që ballon ta bëjnë akoma të veçantë, teksa në rend të parë vjen vërja në pah e traditave kulturore shqiptare.

“Ballo shqiptare ka lind si ide për të vetmin qëllim, e ai është rikujtimi i vlerave tona kombëtare. Atë natë frymon çdo gjë shqip, pasi që jemi edhe në fundvit, kemi festa, ballo shqiptare do të shoqërohet me muzikë të bukur shqipe, për këtë do të kujdeset Asim Gashi dhe Kastriot Marku, pastaj vallet e bukura nën koreografinë e Dilaver Kryeziut, ku edhe do të prezantohen veshjet e bukura kombëtare e që janë shume. Për secilën veshje do të ketë një tregim të shkurtër ku mysafiret do të mësojnë më shumë rreth tyre”, ka thënë bukuroshja për Telegrafi.

Diellza dhe Fisniku do të bëhen prindër në vitin 2019

Duke qenë se sot (e premte), u formulua edhe Ushtria e Kosovës, Diellza thotë se koiçidoi bukur që në ballon e sivjetme të festohet edhe për diçka më shumë.

“Ky vit është më i veçante pasi që ndodhi edhe formimi i Ushtrisë së Kosovës, andaj do të kemi festë të dyfishtë, të tjerat janë në përgjithësi ashtu siç e ka konceptin ballo shqiptare, por me disa ndryshime të cilat e bëjnë edhe më madhështore këtë mbrëmje”, ka thënë Diellza.

Duke qenë se ajo dhe Fisniku nuk kanë organizuar ndonjë ceremoni kurorëzimi, dyshimet e para do të lindnin nëse dyshja po e mendojnë ballon shqiptare për ta bërë diçka të tillë.

Mirëpo, Diellza për Telegrafin konfirmoi se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, ngase ceremonitë private preferon t’i organizojë vetëm në praninë e njerëzve të afërt.

“Jo jo nuk më pëlqejnë dramat. Ballo shqiptare do të organizohet ashtu siç e kemi planifikuar dhe jetën private nuk do e përziejmë me projekte tona vjetore, këto ceremoni private secili i organizon sipas shijes dhe dëshirës, por mua më pëlqejnë këto gjëra private të bëhen mes njerëzve shume të afërt”, ka shtuar Kolgeci.

Duke qenë se jemi në prag të festave të fundvitit, Diellza është bërë shumë entuziaste, ngase do të jetë fundviti i fundit që ajo do ta presë e vetme.

Diellza thotë për Telegrafin se dëshira për vitin 2019 është ardhja e shëndetshme në jetë e fëmijës, pasi shtatzënia qëlloi që ishte dhurata më e bukur e ‘Babadimrit’.

“Dëshira që ia bej çdo herë Zotit është ta kem shëndetin, pozitivitetin, dashurinë çdo herë pranë vetës unë dhe më të dashurit e mi, e “Babadimrit” sivjet i them le të sjellë sa më shumë borë që të na pastrojnë ajrin në Prishtinë. Juve ju uroj shumë suksese, shëndet, dashuri, energji pozitive dhe vullnet të madh për punë të mirë. GËZUAR”, ka përfunduar Diellza Kolgeci për Telegrafin.

Diellza ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në Kosovë dhe Shqipëri, ndërsa ka eksperimentuar në shumë fusha, dhe është e njohur si: modele, aktore, këngëtare etj. /Telegrafi/

Diellza Kolgeci (Foto: Diellza Kolgeci/Facebook)

Në trend Magazina

Më shumë
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision:

Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë

Magazina
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Xhuli: Në Kosovë nuk do të bëhet më luftë, por nëse bëhet Vedati do të ikë përsëri - ai është 'Komandant Bllaca'

Xhuli: Në Kosovë nuk do të bëhet më luftë, por nëse bëhet Vedati do të ikë përsëri - ai është 'Komandant Bllaca'

Magazina
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina
Tuna reagon e revoltuar: Alamet burra - gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemegjinj

Tuna reagon e revoltuar: Alamet burra - gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemegjinj

Magazina
Gazetarja e njohur: Kam fjetur me shokun e ngushtë në një dhomë, kur shkonim me pushime

Gazetarja e njohur: Kam fjetur me shokun e ngushtë në një dhomë, kur shkonim me pushime

Magazina
Kalo në kategori