Dialogu në fokus, Peter Sorensen pritet të vizitoj sot Kosovën

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, pritet të qëndrojë sot në Prishtinë.
Kështu ka mësuar Telegrafi na burime të saja. Ai pritet të ketë takim me kryeministrin Albin Kurti.
Vizita e Sorensen vjen pas qëndrimit të tij në Beograd.
Gjatë vizitës në Serbi, Sorensen është takuar me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kryenegociatorin serb Petar Petkoviq.
Ndryshe, emisari i BE-së kishte qëndruar në Prishtinë më 14 mars, kur ishte arritur marrëveshja për zbatimin e modifikuar të Ligjit për të Huajt.
Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ai kishte bërë të ditur se palët janë pajtuar për masa shtesë në zbatimin e këtij ligji dhe atij për automjete, përfshirë lejimin për një periudhë fillestare prej 12 muajsh për punëtorët arsimorë, shëndetësorë dhe studentët serbë në Kosovë. /Telegrafi/





















































