LAJMI I FUNDIT:

Diabeti dhe seksi: Problemi të cilin diabeti mund ta shkaktojë në dhomë të fjetjes

Diabeti dhe seksi: Problemi të cilin diabeti mund ta shkaktojë në dhomë të fjetjes

Diabeti është një nga sëmundjet shëndetësore që po rritet me ritmin më të shpejt, dhe vetëm në Mbretërinë e Bashkuar i prekë një në 16 persona.

Nëse nuk trajtohet apo menaxhohet keq, diabeti mund t’iu shpijë në një numër të madh komplikimesh mjekësore, transmeton Telegrafi.

Këto komplikime përfshijnë sëmundjet e zemrës, sulmet e trurit, dëmtimin e nervave, problemet me këmbë, etj.

Sidoqoftë, ekziston edhe një efekt më pak i njohur anësor i diabetit – problemet me ereksion!

Kjo është kur jeni të parandaluar të dëshironi apo të shijoni aktivitetin seksual.

Sipas ‘Diabetes UK’, kjo ndodh sepse sëmundja shkakton qarkullim më të dobët të gjakut dhe humbje të sensacionit në organet seksuale.

Pra, meshkujt e diagnostikuar me diabet mund të kenë probleme me mbajtjen e ereksionit, që ndryshe njihet si disfunksioni erektil.

Ky fenomen është edhe më i shpeshtë te meshkujt të cilët pinë duhan dhe kanë dëmtime të enëve të gjakut apo të nervave. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Të njohim produktet
Kalo në kategori