Sulmuesi anësor i Juventusit, Angel di Maria, ka përjashtuar mundësinë e një kalimi në MLS në të ardhmen, pasi planet e tij përkojnë me kampionate tjera.

Di Maria ka nënshkruar një marrëveshje fillestare 12 mujore me Juventusin pasi arriti në një marrëveshje si lojtar i lirë këtë verë.


“Unë nuk pres të jem i sinqertë, sepse nuk kam menduar kurrë të luaj në Shtetet e Bashkuara”, ka thënë fillimisht ai gjatë një interviste me ESPN.

“Më pëlqen shumë MLS dhe shumë lojtarë nga Evropa dhe Amerika e Jugut po përmirësojnë cilësinë e ligës”.

“Në vitet e fundit të karrierës sime si lojtar, do të doja të luaja në Argjentinë me Rosario Central sepse ky është ekipi me të cilin kam bërë debutimin tim profesional”.

Di Maria 1 1

“Por, në fund të fundit nuk i dihet kurrë, sepse shumë lojtarë në fund të të tridhjetave janë ende duke luajtur në ligat më të larta të Evropës”.

“Kështu që ju kurrë nuk e dini, por unë kurrë nuk kam menduar të luaj në Shtetet e Bashkuara”, përfundoi Di Maria. /Telegrafi/

telegrafi sport app