Anësori argjentinas kaloi te Manchester Unitedi në verën e kaluar për 86 milionë euro nga Real Madridi, mirëpo sezoni i parë në Ligën Premier ishte i dështuar.

Kampioni francez qe një kohë po përpiqet ta blejë, mirëpo Blanc ka thënë se gjërat nuk janë aspak të lehta.


“Po flasim për një marrëveshje të komplikuar. Nëse Unitedi ka vërtet qëllim ta shesë Di Marian, Paris Saint-Germaini nuk do të jetë skuadra e vetme e interesuar”.

“Ekipet tjera të mëdha do të përpiqen ta transferojnë për t’i forcuar skuadrat e tyre, prandaj gjithmonë ekziston rreziku për një luftë ofertash”, ka deklaruar Blanc për L’Equipe. /Telegrafi/

telegrafi sport app