LAJMI I FUNDIT:

Di Francesco: Roma nuk mund të mbrohet

Di Francesco: Roma nuk mund të mbrohet
Foto: Getty Images

Roma synon që t’i jap pak hapësirë Liverpoolit në mbrojtje dhe Di Francesco beson se tri gola nuk mund të shënohen duke u mbrojtur.

Giallorosët pësuan humbje me rezultat 5-2 pas ndeshjes së parë në Ligën e Kampionëve.


Dhe, tash Roma ka nevojë për tri gola për t’u kualifikuar ndaj një Liverpooli që këtë sezon ka shfaqur performanca të mira ofensive.

Di Francesco beson se një paraqitje e mrekullueshme ofensive duhet ta paraprijë ekipin e tij drejt suksesit.

“Asgjë nuk është e vendosur në aspektin e ekipit. Na mungojnë disa lojtarë dhe kemi më pak opsione se zakonisht, por asgjë vendimtare. Me rëndësi është t’i qasemi si duhet kësaj ndeshje si në mbrojtje ashtu dhe në sulm”.

“Ne duhet t’i japim pak hapësirë kundërshtarit prapa, e kjo është gjë më shumë e gazetarëve se sa çështje taktike”.

“Ne duhet të shënojmë tri gola dhe ekziston rrezik që të befasohemi në kundërsulm, kështu që duhet të marrim parasysh edhe këtë”.

“Të pyesni për mbrojtje nuk ka kuptim sepse nëse dëshironi të shënoni tri gola, atëherë nuk mund të qëndroni përfundi transversales tuaj”, potencoi Di Francesco.

Roma tashmë ka kompletuar një rikthim të jashtëzakonshëm me Barcelonën, por Di Francesco beson se Liverpooli është ekip krejt tjetër.

“Ne po përballemi ndaj një ekipi krejt të ndryshëm, taktikisht dhe mentalisht, një ekip që mban topin më pak dhe që është më i drejtpërdrejt”.

“Ne kemi dëshirën për të arritur performancën sikur ndaj Barcelonës dhe të bëjmë një gjë të rëndësishme”.

“Nëse do të kisha mundësi do të kopjoja atë performancë ndaj Barcelonës jo vetëm teknikisht, por edhe mentalisht dhe fizikisht”.

“Të konkurrosh me Liverpoolin duhet të rrisësh performancën atletike dhe kështu ne duhet të shënojmë sa më shpejt që është e mundur që t’i nxisim tifozët tanë dhe t’u japim arsye që të na shtyjnë përpara”.

“Ne po luajmë gjysmëfinalen para një stadiumi me 70 mijë njerëz. Unë dua të shoh entuziazëm dhe dëshrië për të tejkaluar pengesën”.

“Mund të ketë çfarë do lloj rezultati, por kjo është dëshira që dua të shoh”, përfundoi Eusebio Di Francesco në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Dhjetë nënshkrimet më të mira të Jurgen Klopp si trajner i Liverpool - Salah, Mane dhe të tjerët

Dhjetë nënshkrimet më të mira të Jurgen Klopp si trajner i Liverpool - Salah, Mane dhe të tjerët

Premier League
Kalo në kategori