LAJMI I FUNDIT:

Dhuratat e fundvitit të yjeve që luajnë në Arabinë Suadite: Bugatti, orë në vlerë 400 mijë euro dhe ishuj privat

Dhuratat e fundvitit të yjeve që luajnë në Arabinë Suadite: Bugatti, orë në vlerë 400 mijë euro dhe ishuj privat

Me disa nga pagat më të larta në botë të ofruara në Arabinë Saudite, festat e fundvitit kanë ardhur më herët për shumicën.

Yjet si Cristiano Ronaldo, Karim Benzema, N’Golo Kante dhe Riyad Mahrez që të gjithë shprehën gatishmërinë për të lënë Evropën dhe për të kaluar në Arabinë Saudite, në marrëveshje multi milionëshe, të cilat nuk do t’i kishin marrë diku tjetër.


Një tregtar i makinave në Lindjen e Mesme, i cili për mediumin anglez The Sun ka folur në kushte anonimiteti, ka zbuluar dhuratat që u janë bërë lojtarëve si Ronaldo dhe Benzema.

Cristiano Ronaldo do të ketë nevojë për më shumë hapësirë në rezidencën e tij pasi tregtari në fjalë ka zbuluar se disa nga ekipet në Ligën Saudite do të dhurojnë një Ferrari SF90 Spider, Bugatti dhe Lamborghini.

Ferrari SF90 Spiders është në mesin e dhuratave

Ka pasur gjithashtu porosi edhe për ora luksoze që prodhohen nga kompanitë e mëdha, the Jacob dhe Bugatti Chiron, të cilat shiten me pakicë për një shumë prej 300 mijë eurosh.

“Ne kemi yje të nivelit të lartë dhe ata meritojnë gjëra të rralla dhe ne duam t’u tregojmë atyre se ata trajtohen si persona unikë, sepse ata janë unikë”, ka thënë burimi në fjalë për The Sun.

Kishte gjithashtu kërkesë për çanta luksoze të prodhuara nga kompania Yves Saint-Lauren dhe Globe-Trotter.

Çantat luksoze nga Yves Saint-Lauren

Një tjetër burim poashtu në kushte anonimiteti, i cili është i specializuar për të punuar me biznesmen, ka thënë se i është dhuruar një buxhet prej tre milionë eurosh, për të akomoduar lojtarët në disa hotele luksoze në Evropë.

Suita presidenciale në Paris dhe në Londër, gjithashtu edhe vizita në ishuj privat në Maldive, janë vetëm disa nga dhuratat që do të përfitojnë yjet e futbollit arab.

Pushime në Maldive

Një natë në hotelin Le Bristol në Francë kushton rreth 6 mijë euro, ndërsa një natë në ishujt privat në Maldive kushton rreth 5.5 mijë euro.

Për të shijuar edhe më shumë aventurën e tyre në këto vende, klubet janë përkujdesur që të marrin gjithashtu me qera edhe anije luksoze, ku çmimi i tyre varion nga 4 mijë deri në 7 mijë euro për ditë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Bayern Munich – Real Madrid: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i klasikes evropiane

Bayern Munich – Real Madrid: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i klasikes evropiane

Liga e Kampionëve
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
Nga tetë ndeshje ka vetëm një barazim dhe tjerat humbje: Ylli i Realit që nuk ka fituar kurrë përballë Bayernit

Nga tetë ndeshje ka vetëm një barazim dhe tjerat humbje: Ylli i Realit që nuk ka fituar kurrë përballë Bayernit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

Premier League
Kalo në kategori