LAJMI I FUNDIT:

Dhurata Hoxha kërkoi që rasti Dehari të hetohet nga policia metropolitane britanike – ‘Scotland Yard

Dhurata Hoxha kërkoi që rasti Dehari të hetohet nga policia metropolitane britanike – ‘Scotland Yard

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, disa dite pas vdekjes se Astrit Deharit, i ka shkruar letër ambasadorit britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, nga i cili ka kërkuar përfshirjen në hetimet shtesë për të mos lënë asnjë hapësirë për dyshime potenciale.

Në letrën që “Zëri” e ka siguruar nga burimet e saj, Hoxha fton policinë metropolitane (Scotland Yard) që në mënyrë të ndarë të kryej një hetim në lidhje me këtë rast.


“E kuptoj se qeveria juaj dhe e jona ndajmë shqetësimin e njëjtë se është tejet e rëndësishme që hetimet rreth vdekjes së z.Astrit Dehari në paraburgim të kryhen dhe kompletohen në mënyrë profesionale dhe të paanshme.

Në këtë kontekst, po ashtu i referohem vizitës së fundit të Sekretarit të Shtetit, Johnson në Kosovë dhe fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës, ku ai ka adresuar këtë shqetësim. Siç e dini, autoritetet e Kosovës janë në proces të kryerjes së një hetimi të hollësishëm në këtë rast dhe unë konfirmoj se të gjitha autoritetet e Kosovës, që janë të përfshira në këtë proces, janë të zotuara që të kryejnë një hetim profesional, të paanshëm dhe të gjerë. Mirëpo, siç e dini, në pjesë të caktuara të opinionit publik, janë shfaqur dyshime në lidhje me integritetin dhe paanshmërinë e procesit të hetimit. Kjo mund të shkaktoj një dëm të madh në promovimin e rendit dhe ligjit dhe respektimin për institucionet e Kosovës.

Me qëllim të adresimit të këtyre shqetësimeve dhe për të siguruar besimin dhe kredibilitetin e publikut për këtë hetim, Ministria e Drejtësisë, së bashku me Kryeprokurorin e shtetit, ftojnë dhe mirëpresin policinë metropolitane (Scotland Yard) që në mënyrë të ndarë të kryej një hetim në lidhje me këtë çështje. Edhe pse të gjeturat e hetimit të tanishëm pritet të bëhen të ditura gjatë ditëve në vijim, çfarëdo hetimi që do të kryhej nga Skotland Jard, nuk duhet të pengohet apo kufizohet nga këto të gjetura.

Edhe përkundër mundësisë së kufizuar të fondeve, ne jemi në gjendje të bëjmë aranzhime për t’i mundësuar policisë metropolitane që ta kryej këtë hetim. Po ashtu, autoritetet e Kosovës janë të gatshme që të sigurojnë çfarëdo ndihme që ka nevojë policia metropolitane për të realizuar dhe kompletuar këtë hetim. Nuk kam dyshim se autoritetet e Kosovës po kryejnë hetimin në mënyrë shumë profesionale dhe të pavarur. Sidoqoftë, përfshirja e policisë metropolitane do të siguronte një besim publik në këtë proces dhe ne jemi të gatshëm të pranojmë të gjeturat e këtij hetimi, duke pasur besim në profesionalizmin dhe paanshmërinë e policisë metropolitane. Mbështetja dhe bashkëpunimi juaj në këtë çështje është i mirëpritur dhe i vlerësuar” (sic.), thuhet në letër.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori