LAJMI I FUNDIT:

Dhunohet një femër në Fushë Kosovë

Dhunohet një femër në Fushë Kosovë
Foto: Ilustrim

Një person i panjohur mashtroi dhe më pas dhunoi një femër.

Në raportin e Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 12:20 në fshatin Fushë Kosovë.


Siç thuhet në raport, me urdhër të prokurorit viktimës do t’i bëhet ekzaminim mjekësor.

“Është raportuar se një i dyshuar i panjohur duke e mashtruar, ka dhunuar viktimën femër kosovare. Me urdhër te prokurorit viktimës do ti behet ekzaminimi mjekësor. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/