Kanosi ish-bashkëshorten përmes rrjeteve sociale, shoqërohet në polici i dyshuari nga Obiliqi


Një person është proceduar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka kanosur ish-bashkëshorten e tij përmes rrjeteve sociale.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur në Obiliq më 26 qershor 2026, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor një ditë më vonë, më 27 qershor.
Policia njofton se i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka kanosur ish-gruan e tij përmes një rrjeti social.
Me vendim të prokurorit, ai është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet sipas procedurave ligjore.
Nga
Telegrafi
1 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


































