Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje të rëndë

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Sipas Policisë së Kosovës, kërkesa është bërë me autorizim të prokurorisë kompetente, ndërsa qytetarët janë ftuar të ofrojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarit.
Policia ka bërë të ditur se informacionet mund të raportohen në numrin 192, ndërsa qytetarët mund të kontaktojnë edhe përmes adresës elektronike info@kosovopolice.com.
Institucionet kanë apeluar që çdo informacion relevant të përcillet te autoritetet, në mënyrë që të ndihmohet hetimi dhe procedurat e mëtejshme lidhur me rastin. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
9 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































