Vetplagoset aksidentalisht me armë teksa po e pastronte në Pejë

Një person është plagosur me armë zjarri të hënën rreth orës 14:15 në fshatin Vitomiricë të Pejës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Sipas Policisë, personi i plagosur fillimisht është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa më pas, për shkak të gjendjes shëndetësore, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.
I plagosuri ka deklaruar para policisë se ishte vetplagosur aksidentalisht derisa po e pastronte një armë të gjatë.
“Rasti vazhdon të hetohet nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime”, ka deklaruar Rugova.
Policia po vazhdon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
3 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































