LAJMI I FUNDIT:

Dhjetëra të vrarë nga një sulm ajror në Libi

Dhjetëra të vrarë nga një sulm ajror në Libi

​Në qendrën e ndalimit të emigrantëve në Libi kanë humbur jetën të paktën 40 persona, ndërsa 80 të tjerë janë raportuar se janë plagosur për shkak të një sulmi ajror.

Sipas mediave të huaja, shumica e të vrarëve mendohet se janë emigrantë afrikanë.


Osama Ali, një zëdhënës për shërbimet emergjente, tha për AFP se 120 emigrantë kishin qenë në një hangar i cili ishte goditur drejtpërdrejt nga sulmi ajror.

Ai paralajmëroi se numri i të vdekurve mund të rritet për shkak se shifra prej 40 personashë është “një vlerësim paraprak”.

Qeveria e Marrëveshjes Kombëtare, si qeveri e përkohshme e Libisë e mbështetur nga OKB, e që udhëhiqet nga kryeministri Fayez al-Serra tha se sulmi ishte i paramenduar dhe e denoncoi si një “krim urrejtjeje”.

Kjo qeveri fajësoi Ushtrinë Kombëtare të Libisë (LNA) për sulmin e së martës në periferinë e Tajoura.

Në vitet e fundit, Libia ka qenë një trampolinë për emigrantët që kërkojnë të udhëtojnë në Evropë.

Vendi është shkatërruar nga dhuna që kur sundimtari Muamar Gadafi u rrëzua dhe u vra në vitin 2011. /kp/