LAJMI I FUNDIT:

Dhjetëra militantë të vrarë nga sulmet e SHBA-së në Somali

Dhjetëra militantë të vrarë nga sulmet e SHBA-së në Somali

Militantë të grupit terrorist al Shabaab , grup i lidhur me al Qaeda-n, u vranë në sulmet ajrore të SHBA-së, të hënën dhe të martën, në Somalinë jugore, njofton Pentagoni.

Zëdhënësi i Pentagonit, kapiteni Jeff Davis tha se ata të shënjestruarit përbënin një “kërcënim të pashmangshëm ndaj personelit të SHBA-së”.


Ai tha se sulmet janë kryer nga avionët pa pilot, raporton Reuters.