LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2019 në showbizin shqiptar

Dhjetë ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2019 në showbizin shqiptar

Si një ndër vitet më të pasur sa i përket showbizit shqiptar, viti 2019 lirshëm mund të quhet viti i dasmave, një vit me përplot histori të reja dashurie, e po ashtu edhe me rrëfime të tjera nga jeta personale dhe karriera e këngëtarëve tanë.

Këtij viti nuk i munguan as koncertet, albumet e reja, e natyrisht se edhe festivalet më jetëgjata në historinë e aktiviteteve që zhvillohen në trojet shqiptare.


Në këtë përmbledhje po ju risjellim edhe njëherë disa prej ngjarjeve që shënuan 2019-ën, përfshirë çdo gjë nga estrada shqiptare.

Soni Malaj me koncert recital në Tiranë (1 Maj)

Soni Malaj (Foto: Instagram)

Këngëtarja shumë e pëlqyer shqiptare, Soni Malaj, këtë vit më saktësisht më 1 maj, mbajti një koncert recital në Amfiteatrin e Tiranës.

Ajo interpretoi të gjitha këngët e saj në karrierë e shoqëruar nga reperi kosovar, Majk.

E njëjta më tej tha se ky projekt ishte i kushtueshëm, por që sipas saj ja ka vlejtur pasi është një konfirmim i karrierës.

Me paraqitjen skenike dhe performancën e mrekullueshme, Soni e dëshmoi edhe njëherë se vazhdon të jetë njëra prej artisteve më të suksesshme shqiptare.

Loredana Zefi – Konferencë për media (10 Maj)

Loredana Zefi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, u arrestua më 8 maj në shtëpinë e saj në Zvicër.

Kjo ngase u raportua se një çift zviceran kishte akuzuar atë dhe vëllanë e saj, Beratin për vënie në lajthitje, kërcënim dhe zhvatje të parave deri në 900 mijë franga zvicerane.

Ndonëse kjo gjë shkaktoi jehonë të madhe në media, Lori së bashku me partnerin e saj, Mozzik dhe dy avokatët e përzgjedhur mbajtën një konferencë shtypi në Prishtinë.

Të premten më 10 maj, Loredana Zefi bashkë me Mozzik dhe avokatët e saj mbajtën një konferencë në “Hotel Emerald” në Prishtinë.

Avokati Tomë Gashi ishte i përzgjedhur i Loredanës për tu marrë mbi rastin, gjersa në Zvicër ajo ka angazhuar Artan Sadikun, i cili gjithashtu ishte prezent në konferencë.

Biondja e nisi rrëfimin e saj duke treguar se arsyeja e vërtetë e ardhjes në Kosovë ishte fillimisht xhirimet për klipin e ri, që do ta publikojë së shpejti.

“Për fillim deshta të them që në Kosovë kam ardhur për të xhiruar klipin e ri, pas përfundimit të videoklipit do kthehem prapë në shtëpinë time në Zvicër më bashkëshortin dhe vajzën time, Hanën”, tha ajo.

Ajo shtoi se ngjarja kishte nisur në vitin 2016, teksa tani ka marrë kahje krejt tjetër në dëm të sajin.

“Kjo gjë ka filluar në 2016, ku unë nuk kam qenë e involvuar, dhe nuk kam ditur asgjë për këtë rast. Në 2018, disa anëtarë të familjes Zefi kanë qenë në këtë punë brenda, dhe më kanë treguar që në 2018 është mundësia me e mbyllë këtë rast. Unë nuk e di çfarë kanë bërë këta persona mes vete, pse nuk është mbyllur ky rast, por në 2018 kur unë e kam marrë vesh këtë rast, kam qenë në gjendje t’u ndihmojë, dhe palës time. Familja ime është mbi të gjitha, se nuk më intereson asgjë kur është pyetja për familjen time. Do jem me ta në kohë të mira dhe të vështira. Rasti do të sqarohet, dhe fjalët do të ndryshojnë”, ka thënë Loredana Zefi.

“Është e vërtetë që kamë dhënë deklaratë në polici, por unë e mbyllur nuk kam qenë asnjëherë. Kam dhënë deklaratën, dhe prokurori më ka lejuar të shkojë në shtëpi tek vajza ime, për ta vazhduar jetën ashtu siç kam bërë një ditë më parë. Arsyeja pse unë kam ardhur këto ka qenë se paratë nuk janë marrë me dhunë, mashtrime, kërcënime, dhe pala tjetër e ka pranuar dhe e ka bërë me plotë dëshirën e saj”, ka vazhduar ajo më tej.

Me të mbyllur konferencën për media në Prishtinë, rap-artistja Loredana Zefi u nis për të bërë atë edhe çfarë kishte paralajmëruar – xhirimet e klipit të ri.

Loredana Zefi dhe Mozzik (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

“Eurovision 2019” ( 14, 16 dhe 18 Maj)

Jonida Maliqi (Foto: Instagram)

Eurovisioni tanimë është ngjarja më e madhe e muzikës e cila shënohet në Evropë.

Edicioni i 64-të i festivalit evropian u mbajt në qytetin e Tel Avivit, përkatësisht në “Tel Aviv-Yafo”, në Izrael.

Artistja nga Shqipëria, Jonida Maliqi, ishte përfaqësuesja e sivjetme në festivalin e madh evropian me këngën e saj “Ktheju Tokës”.

Ajo këndoi në këtë mbrëmje e dyta me radhë, dhe e interpretoi në gjuhën amtare këngën e saj.

Përkundër paraqitjes së dinjitetshme, Maliqi nuk arriti që të rangohet shumë lartë në listën përfundimtare, duke marrë kështu vendin e 18-të.

Jonida mori 43 pikë nga juria profesionale dhe 47 nga votat e publikut, me çka në total grumbulloi 90 pikë, duke u renditur e tetëmbëdhjeta.

Ndërkaq, Holanda u shpall fituese me përfaqësues Duncan Laurence, me këngën e tij “Arcade”, kurse vendi i dytë shkoi për Italinë dhe i treti për Rusinë.

Alban Skenderaj – Koncert në Prishtinë (19 qershor)

Alban Skenderaj dhe Miriam Cani (Foto: Telegrafi)

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Alban Skënderaj, më 19 qershor ka mbajtur koncertin solistik në sallën “1 tetori” në Prishtinë.

Koncerti “Hapësira e një ëndrre”, me mbi 20 materiale muzikore të përgatitura enkas për publikun, ka mbledhur afro 3.000 fansa.

Gërshetimi midis rrymave të ndryshme të muzikës, përfshirë pop, RnB dhe i kombinuar me muzikën klasike – simfonike e me orkestër të mirëfilltë nga Kosova dhe Shqipëria, ka bërë që ky koncert të jetë akoma më i veçantë.

Recitali, i cili ka zgjatur mbi dy orë erdhi me disa elemente të reja, me këngë mjaft të veçanta e me një atmosferë të mrekullueshme.

“Jam super i emocionuar sonte, më shumë se kurrë, emocionet nuk mund t’i kontrolloj si asnjëherë tjetër. Jam shumë mirënjohës që sonte jam këtu. Është me të vërtetë realizimi i një ëndrre dhe faleminderit që jeni bërë pjesë e saj. Faleminderit për këto momente. Ne shqiptarët kemi nevojë për më shumë dashuri dhe po mundohem që me gjithë zemër t’ju ofroj dashuri. Arti nuk është luks, është një gjë esenciale, arti është ai që na emocionon, na bën të jemi më të mirët si në familje, si në punë dhe si në shoqëri. Arti është kudo”, nis koncertin këngëtari Skenderaj.
“Është një nga rekordet më të mëdha të jetës time, nuk është presion fare vetëm se po më dridhen pak këmbët”, thotë më tej Albani.

37-vjeçari po ashtu gjatë kësaj mbrëmjeje ka zbuluar edhe një sekret për publikun, ndërkohë që në skenë u shfaq gruaja e tij këngëtarja, Miriam Cani.

Çifti që u martuan këtë vit, në momentin që po këndonin “Dhurata”, këngën e dedikuar vajzës së tyre, Amelia, bënë të ditur se do bëhen prindër për herë të dytë.

Unikkatil – Koncert në Mitrovicë (27 korrik)

Foto: Unikkatili/Instagram

Reperi i njohur shqiptar që jeton dhe vepron prej vitesh në Amerikë, Unikkatil, ka mbajtur një prej koncerteve më të mëdha të jetës së tij më 27 korrik të këtij viti.

Në mesin e shumë artistëve që kishte ftuar për të interpretuar në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, Unikkatili u ngjit për fansat i fundit në skenë duke dhuruar performance të mahnitshme.

Fotografitë dhe videot që janë shpërndarë në rrjetet sociale, kanë treguar se stadiumi ka qenë i mbushur plotë, teksa të gjithë janë argëtuar me muzikën e artistëve që u ngjitën në skenë.

Prezent në këtë koncert gjigant ka qenë edhe i pari i Mitrovicës, kryetari Agim Bahtiri, i cili në një prej momenteve nuk ka hezituar t’ia thotë këngës “Jo nuk ndahet Mitrovica”. Skenës po ashtu nuk i mungoi as këngëtarja Shkurte Fejza e cila këndoi një prej këngëve të saj më të mira “Mora Fjalë”.

Ky nuk ishte koncerti i vetëm i Unikkatilit, pasi gjatë gjithë verës ka qenë prezent në qytete të ndryshme të Kosovës.

Ramë Lahaj koncert në Prishtinë (1 gusht)

Ramë Lahaj në konferencë për media në Prishtinë (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Tenori shqiptar me famë botërore, Ramë Lahaj, më 1 gusht mbajti koncert solistik në Sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë.

Për këtë koncert, ai ftoi mysafirë të veçantë edhe emra tjerë të njohur si: baritonin Kiril Manolov dhe dirigjentin David Crescenzi.

Koncerti solistik i Ramë Lahajt nisi në ora 20:30, me një program të zgjedhur artistik.

Në konferencën për media ai u shpreh i lumtur që po arrin të realizojë një koncert të tillë, duke thënë: ““Faleminderit Komunës së Prishtinës, faleminderit Shpendit. Unë kam qenë në Prishtinë vitin e kaluar në koncertin e Zonjës Apostolova, jemi takuar dhe e kam ndier sikur ia kam borxh Prishtinës një koncert, si fillim kisha dashur t’ju them se jam pak më mirë sepse ditëve të fundit nuk kam qenë mirë me shëndet, por që tani jam pak mirë”.

Festivali “Sunny Hill” (2, 3 dhe 4 gusht)

Calvin Harris (Foto: Instagram)

Festivali më i madh ndërkombëtar i muzikës, “Sunny Hill”, këtë vit është mbajtur në datat 2, 3 dhe 4 gusht.

Sivjet po ashtu nuk munguan emrat e mëdhenj të muzikës në botë si: Miley Cyrus, Calvin Harris, G4shi, Njomza Vitia, Ilira e natyrisht se edhe Dua Lipa bashkë me të dashurin e saj, Anwar Hadid- vëllanë e modeleve Gigi dhe Bella Hadid.

Për performancën e Mileyt, si një ndër më të mirat në këtë festival ka shkruar edhe prestigjiozja “Daily Mail”.

“Ajo njihet për shfaqjet e saj energjike.Dhe Miley Cyrus , 26 vjeçe, nuk zhgënjeu publikun kur ajo u ngjit në skenë në Festivalin Sunny Hill në Prishtinë, në Kosovë të premten. Miley nuk mund të rezistonte duke treguar stomakun e saj të tonifikueshëm, gjersa kishte kombinuar veshjen e saj me një varg gjerdanësh me zinxhirë. Miley dukej në elementin e saj ndërsa performoi për fansat e saj në skenë duke bërë lëvizje të shumta, përfundon shkrimin mediumi anglez duke iu referuar performancës së saj në skenë”, shkroi mes të tjerash DailyMail.

Një tjetër gjë për të cilën kanë shkruar mediat e huaja ishte edhe i dashuri i ri i Dua Lipës, pasi vitin e kaluar ajo erdhi me kuzhinierin dhe modelin Isaac Carew.

Reperi shqiptar i cili jeton dhe vepron në Amerikë, G4shi, u ngjit në skenën e festivalit “Sunny Hill” natën e dytë. I njëjti po ashtu erdhi me befasi për fansat, ku këta të fundit kishin mundësi të blinin bluza me emrin dhe mbiemrin e tij. Ai u argëtua mjaft shumë edhe me Dua Lipën, e cila këtë herë është vetëm si spektatore në festivalin e organizuar nga babai i saj, Dukagjini.

Nata e tretë e festivalit ndërkombëtar të muzikës “Sunny Hill” ishte e rezervuar për DJ me famë botërore, Calvin Harris, i cili interpretoi këngët e tij më të famshme, ku mes tyre nuk mungoi as bashkëpunimi me këngëtaren shqiptare, Dua Lipa “One Kiss”.

Sunny Hill Festival (Foto: Telegrafi)

Interpretimi i mahnitshëm nuk ka munguar as nga Ilira dhe Njomza që ishin shumë të lumtura që performuan për herë të parë në vendin e tyre.

Ndërkaq, Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, këtë vit nënshkroi marrëveshje me “Sunny Hill Festival”, ku përmes saj bëri të ditur se organizimi i festivalit më të madh të muzikës nga viti i ardhshëm do të mbahet në Qendrën e Panaireve, në Bernicë.

Mes mediave të shumta ndërkombëtare, Festivali “Sunny Hill” u prezantua edhe në konferencën e madhe të muzikës, ‘Nouvelle Prague’.

Miley Cyrus dhe Dua Lipa (Foto: Instagram)

Capital T me koncert në Tiranë (20 shtator)

View this post on Instagram

TIME CAPSULE 🛸 #cttc #timecapsule

A post shared by Capital T (@truekapo) on Sep 24, 2019 at 11:17am PDT

Këtë vit, reperi Capital T shënoi ngjarjen më të suksesshme në karrierë me koncertin recital “Time Capsule”.

Në mesin e mijëra të pranishmëve, skena e ngritur në sheshin “Nënë Tereza”, përveç Kapos, solli edhe shumë artistë të tjerë si: Yll Limani, Alban Skënderaj, Majk që e shoqëruan reperin shqiptar gjatë koncertit të tij recital.

Ky koncert filloi nga ora 20:00, gjersa përgatitjet për të kishin filluar prej disa muajsh, dhe për realizimin e tij, reperi kishte angazhuar një numër të madh njerëzish.

Në baze të postimeve në rrjetet sociale, shihej se ka qenë një atmosferë fantastike, që në mbrëmjen e së premtes ‘ndezi’ Tiranën.

Koncerti u përmbyll me fishekzjarre të shumta, që njëherësh lirshëm mund të quhet projekti më i suksesshëm deri më tani në karrierën e Trim Ademit.

Kënga Magjike (4, 5 dhe 7 dhjetor)

Ardit Gjebrea dhe Adrola Dushi (Foto: Instagram)

Kompeticioni muzikor “Kënga Magjike” këtë vit u mbajt në datat 4, 5, dhe 7 dhjetor, megjithëse përgatitjet e tij filluan disa muaj më herët.

Modelja Adrola Dushi ishte nikoqire e edicionit të sivjetmë, ku prezantoi tri ditë radhazi përkrah producentit Ardit Gjebrea.

Megjithatë, ky festival mori një kthesë tjetër në momentin kur ndodhi tragjedia e Shqipërisë më 26 nëntor, që ishte vetëm dy javë larg festivalit më të madh në Shqipëri.

E gjithë kjo vuri në pikëpyetje organizimin e tij te publiku në rrjetet sociale, por që sipas Gjebreas do vazhdojë nën moton #kendojpertendertuar.

“#kendojpertendertuar. Me të ardhurat e biletave të Festivalit Kënga Magjike, do të ndërtojmë shtëpinë e familjes Caci në Thumanë që sot është e pabanueshme dhe duhet hedhur në tokë.
Ne këtë kemi në dorë, artistët do këndojnë dhe jo më për garë, por për art dhe kontribut!

Secili nga ne mundet dhe jam krenar për artistët e @kengamagjikeofficial që janë bashkuar në këtë kauzë.#tegjithebashkemundemi dhe ndërtojmë shtëpi”, ka shkruar Gjebrea në Instagram.

Kështu, më 4 dhjetor nisi zyrtarisht edicioni i nëntëmbëdhjetë i festivalit të madh shqiptar, “Kënga Magjike 2019”.
Artistët që performuan në natën e parë të festivalit janë:

Kategoria “Big & Big International”

Aimee Sophia, Anxhela Peristeri, Ardit Çuni, Endri dhe Stefi, Elita Reçi, Erik Lloshi, Fifi, Jehona Sopi, Jason Ëalker, Marsela Çibukaj, Mar Shine, Olsi Bylyku, Rovena Dilo ft. Fit Man & Rolla, Vitmar Basha, West Side Family;

Kategoria “New Artist & Neë International Artist”

Alex Alexander, Dario Zela, Klara Doçi, Laura & Elisa Gjipi, Laxxard, Lina Pejovska, Marjona Metohu, Sany, Sharr Braina.

Kujtojmë që “Kënga Magjike” këtë vit është organizuar nën moton “Këndojmë për të ndërtuar”, – që vjen si solidarizim me të prekurit nga dy tërmetet e fundit që goditën Shqipërinë javën e kaluar.

Në natën e parë në mesin e shumë surprizave për publikun, ishte edhe këngëtarja e madhe italiane me origjinë shqiptare, Ilirana Hoxha, e njohur ndërkombëtarisht si Anna Oxa.

Më poshtë mund ta gjeni listën e plotë e artistëve që kanë performuar sonte:

Big & Big International

A mjaftoj une pa ty – DYLAN

Zemres – EGZONA ADEMI

Ma zgjat doren – ENEDA TARIFA

Nuk ta fal – GENTI DEDA

Dua – Kachinari

Ishe ti – INIS NEZIRI

Nuk do qaj – JULIANA PASHA

Pema e jetes – KASTRO ZIZO

Ti m’ke rrit – LIND ISLAMI

Veren ku ma le – ORGESA ZAIMI

Per mua – REA NUHU

Shije tradhëtie – SONI MALAJ

Monsters – Tamara Todevska

Miracle – Veronica Liberati

New Artist & Neë International Artist

Me’achshav – Judah Gavra

Endacake zemre – KLEA KASEMI

Ndryshe – KHUBA

Μάλλον τρελαίνομαι – MARIA KIOU

Kot me fol tani – RIGERSA ZEFI

Me vone – SARA BAJRAKTARI

Com’e’ possibile – SISMA

Rock n’Roll – Urban Band

Si me t’lon – Xheisara

Ndërkaq, Eneda Tarifa është shpallur fituesja e edicionit të sivjetmë të festivalit “Kënga Magjike”, në të cilin konkurroi me këngën “Ma zgjat dorën”.

Vendi i dytë në garën e sivjetme shkoi për Filloreta Raçin – Fifi me këngën “Marova”, teksa e treta në renditje ishte Anxhela Peristeri me “Dikush i imi”.

Në skenën e “Kënga Magjike” interpretuan 45 artistë, ndërsa të ardhurat e mbledhura nga biletat do të shkojnë për të mbështetur të prekurit nga tërmetet në Shqipëri.

Eneda Tarifa fiton “Këngën Magjike 2019” (Foto: Google)

Festivali i 58-të i RTSh-së (19, 20 dhe 22 Dhjetor)

Festivali i 58-të i RTSh-së (Foto: YouTube)

Festivali i 58-të i Këngës në RTSh u mbajt më 19, 20 dhe 22 dhjetor në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë.

Ky festival zhvilloi dy netë fantastike gjysmëfinale, me artistë të shumtë që interpretuan këngën e tyre, teksa vetëm 12 arritën që ta prekin finalen e madhe.

Kjo është lista me emrat e finalistëve dhe këngët e tyre përkatëse:

-Arilena Ara “Shaj”,

-Elvana Gjata “Me tana”,

-Bojken Lako “Malaseen”,

-Sara Bajraktari “Ajër”,

-Kamela Islamaj “Më ngjyros”,

-Era Rusi “Eja merre”,

-Valon Shehu “Kutia e Pandorës”,

-Tiri Gjoci “Me gotën bosh”,

-Robert Berisha “Ajo nuk është unë”,

-Olta Boka “Botë për dy”,

-Albërie Hadërgjonaj “Ku ta gjej dikë ta dua”,

-Gena “Shqiponja e lirë”,

Më 22 dhjetor u mbajt finalja, ku Arilena Ara është shpallur fituese e Festivalit të 58-të të Radio Televisionit Shqiptar, në vend të dytë Elvana dhe në vend të tretë u rendit Sara Bajraktari.

Arilena do të prekë skenën e Festivalit Evropian të Këngës, në Holandë në muajin maj të vitit 2020.

Pas polemikave të shumta rreth fituesit të festivalit, është publikuar edhe renditja e finalistëve në Festivalin e RTSh-së sipas votave të jurisë.

01. Arilena Ara – Shaj

02. Elvana – Me tana

03. Sara Bajraktari – Ajër

04. Bojken Lako – Malaseen

05. Era Rusi – Eja Merre

06. Kamela Islamaj – Më ngjyros

07. Albërije Hadërgjonaj – Ku ta gjej dikë ta dua

08. Valon Shehu – Kutia e Pandorës

09. Tiri Gjoci – Me gotën bosh

10. Robert Berisha – Ajo nuk është unë

11. Gena – Shqiponja e lirë

12. Olta Boka – Botë për dy

Arilena Ara fiton edicionin e 58-të të Festivalit të RTSH-së (Foto: YouTube)

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Deklaron mbi 58 mijë euro 'cash', zbulohet shuma me të cilën u pagua Anita Haradinaj si opinioniste në Big Brother VIP Kosova

Deklaron mbi 58 mijë euro 'cash', zbulohet shuma me të cilën u pagua Anita Haradinaj si opinioniste në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Kosova me Mirënjohje të Veçantë në Bienalen e Venecias – ministrja serbe e lëshon sallën

Kosova me Mirënjohje të Veçantë në Bienalen e Venecias – ministrja serbe e lëshon sallën

Magazina
Sa është e pasur Adriana Matoshi? Aktorja dhe deputetja e njohur deklaron pasurinë e saj

Sa është e pasur Adriana Matoshi? Aktorja dhe deputetja e njohur deklaron pasurinë e saj

Magazina
Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Magazina
“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

Magazina
Çifti i famshëm i futbollit që luajnë për të njëjtin ekip, kanë një rregull në shtëpi që duhet ta respektojnë të dy

Çifti i famshëm i futbollit që luajnë për të njëjtin ekip, kanë një rregull në shtëpi që duhet ta respektojnë të dy

Magazina
Kalo në kategori