LAJMI I FUNDIT:

Devolli Group i bashkëngjitet festës së ‘final four’

Devolli Group i bashkëngjitet festës së ‘final four’

Në përkrahje të ngjarjes më të madhe të basketbollit në Kosovë, Devolli Group sponsoron ekipin Sigal Prishtina në përpjekjet e tyre gjatë “Final Four” të BIBL Ligës, duke shpresuar se përkrahja nga biznesi do t'i bëjë lojtarët edhe më të fortë në rrugëtimin e tyre drejtë afirmimit të sportit dhe vet Kosovës.

Devolli Group konsideron se ky sponsorim i veçantë për ndeshjet e ‘final four’ bëhet për të përkrahur ekipin që mban jo vetëm emrin e Prishtinës, por të tërë Kosovës pasi është i vetmi në këtë garë rajonale. Konsiderojmë se ky sponsorim do të ndihmojë në një organizim më të mirë të tërë garës dhe të tregohet se Kosova ka potencial rajonal.

Shpresojmë se atmosfera e krijuar do të na bëjë të gjithëve të mburremi me vendin tonë.


Kompania është e përkushtuar që në kuadër të bërjes së biznesit të jetë përgjegjëse ndaj shoqërisë dhe përmes filantropisë dhe sponzorimit të përkrahë aktivitetet sportive dhe kulturore, duke u përkushtuar në të njëjtën kohë që të risë biznesin dhe të punësojë sa më shumë njerëz në mënyrë që të ndikojë pozitivisht në problemin më akut të Kosovës: punësimin.

Gjatë këtij viti Devolli Group ka sponsoruar festivalin DAM, Chopin Piano Fest, sa i përket muzikës, ndërsa në kuadër të sportit sponsoron ekipin e xhudos në Kampionatin Evropian që ka sjellë rezultatet më të mira të sportit kosovarë për këtë vit.

Grupi punëson mbi 600 kosovarë, me të ardhura mbi mesatare kosovare dhe bashkëpunon me mbi 1.500 ferma të qumështit, që përbëjnë të ardhura për 3.000 familje kosovare. Kompania ka edhe mbi 50 kontraktorë të tjerë, të cilët biznesin e vet e mbështesin në shërbime për kompaninë.

Grupi gjithashtu uron Majlinda Kelmendin për titullin e ri dhe Akil Gjakovën e Distra Krasniqin për paraqitjen dinjitoze në kampionatin Evropian.

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori