LAJMI I FUNDIT:

Deutsche Welle: Parajsa e investuesëve, Maqedonia është ankth për punëtorët

Deutsche Welle: Parajsa e investuesëve, Maqedonia është ankth për punëtorët

Deutsche Welle i ka kushtuar një analizë hapjesë së fabrikave nga investues të huaj dhe punësimit të njerëzve, të titulluar si ”Parajsa e investuesëve, Maqedonia është ankth për punëtorët”, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas kësaj analize, atyre që gjejnë punë në Maqedoni, u thuhet të jenë të lumtur, megjithatë është e paqartë nëse ky fat është i mirë, apo i keq, pasi që mbrojtjet minimale ekzistuese për një punëtorë, injorohen paturpësisht.


Gorani është protagonisti i kësaj analize. Ai tregon se si bën 60 kilometër rrugë, për të punuar në fabrikën gjermane ”Dräxlmaier”, ku punon në montimin e komponentave elektronike për brendin Mercedes, për një rrogë prej 180 euro në muaj.

Për të mos e humbur vendin e tij të punës, Gorani përdor për Deutsche Welle emrin e rrejshëm ”Goran”. Ai thotë se nuk dëshiron të ketë kushte pune si në Gjermani, por të paktën të jenë kushte të mira, duke përmendur temperaturat e larta të verës, ndërkaq në vendin e punës së tij nuk ka kondicioner ajri.

Analiza në fjalë thotë se me mijëra punëtorë në Maqedoni e kanë fatin e njëjtë të punës si të Goranit, duke përmendur rastin e një nëne që punon në firmën amerikane ”Johnson Controls” në Shtip, ku prodhohen pjesë automobilash, e cila ankohet se mbikëqyrësit u bëjnë shumë trysni gjatë punës dhe i kërcënojnë se do t’i largojnë nga puna.

Punësimi zë vendin e vet në këtë analizë. Përmenden faktet se është ulur papunësia, megjithatë vazhdon të mbetet në 25% dhe se gjysma e të papunëve janë më të rinj se 29 vjeç, kurse rroga mesatare në Maqedoni është 350 euro, por rreth 70% e të punësuarve marrin më pak rrogë se kjo mesatare.

Me këtë rast, Deutshce Welle krahason një rrogë mujore në dy firmat e lartëpërmendura, e cila është sa një ditë punë tetëorëshe në BE, ndërkaq punëtori në këto fabrika punon më gjatë brenda ditës, përfshirë edhe ditën e shtunë.

Në lidhje me standardet ndërkombëtare të punës, Deutshe Welle sjell përgjigjen e Dräxlmaier Group, e cila pretendon se i zbaton këto standarde në Maqedoni. Qeveria e Maqedonisë vazhdon të reklamojë vendin si një parajsë investimi, duke theksuar rrogat e ulëta.

Duke përmendur rritjen e Bruto Prodhimit për thuajse 3% në vit, Deutsche Welle konsideron se Maqedonia ka një ekonomi me rritje më të shpejtë në rajon, por që vazhdon të mbetet ndër vendet me popullatë më të varfër në Evropë. Analizën e plotë e gjeni këtu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Kalo në kategori