LAJMI I FUNDIT:

Detoksi 10-ditorë i sheqerit për ta freskuar mendjen dhe trupin

Detoksi 10-ditorë i sheqerit për ta freskuar mendjen dhe trupin

Sheqeri shkakton varshmëri, madje varshmëri më të madhe sesa kokaina.

Sheqeri shkakton varshmëri biologjike dhe e ndryshon mekanizmin e trurit.Ai është përgjegjës për pandeminë e mbipeshës dhe është shkaktari prapa shumë sëmundjeve kronike, transmeton Telegrafi.


Shumica e sëmundjeve sot nxiten nga kjo substancë e bardhë – qoftë nëse është fjala për sëmundjet e zemrës, kancerin, demencën, tipin 2 të diabetit, depresionin, aknet, impotencën, etj.

Kjo është edhe arsyeja se përse ekspertët jua rekomandojnë ta provoni këtë detoks 10-ditorë të sheqerit.

Merreni vendimin!

Dr. Hark Hyman, autor i “The Blood Sugar Solution 10-Day Detox Diet”, thotë se ka disa pyetje të cilat ju ndihmojnë ta merrni vendimin final për ta “lënë” sheqerin:

– A keni dhjamë në pjesën e abdomenit?
– A jeni mbipeshë?
– A jeni të diagnostikuar me para-diabet ose tip 2 të diabetit? A është ndonjë familjar i diagnostikuar me këtë sëmundje?
– A hani kur nuk keni uri?
– Sa shpesh ballafaqoheni me probleme të disponimit, përqendrimit, memories, dhimbje të muskujve, etj.?

Nëse u jeni përgjigjur me “po” shumicës së pyetjeve, atëherë padyshim se duhet ta detoksikoni trupin nga sheqeri.

1: Largojeni sheqerin!

Kjo do të thotë se duhet ta eliminoni sheqerin, ëmbëltuesit artificialë dhe ushqimin e përpunuar nga menyja juaj!

Mundohuni të hani vetëm ushqim të freskët për ta optimizuar shëndetin.

2: Mos konsumoni pije me sheqer

Shmangni lëngjet, pijet freskuese, pijet sportive dhe çajat e ëmbël sepse shkaktojnë dëshirë të madhe për të konsumuar sheqer.

3: Proteina

Proteina është e rëndësishme për ju, prandaj sigurohuni të konsumoni shumë për mëngjes. Kjo është një prej mënyrave të lehta për ta kontrolluar sheqerin në gjak.

Proteina gjendet në fara, arra, peshk, pulë, etj.

4: Yndyrat e shëndetshme

Yndyrat e shëndetshme janë të rëndësishme për detoksin tuaj. Hani më shumë fara dhe arra, shtoni më shumë vaj ekstra të virgjër të ullirit, avokado, peshk dhe burime tjera të acideve yndyrore omega-3 në menynë tuaj.

5: Gjumi

Sigurohuni të flini 7-9 orë në ditë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori