LAJMI I FUNDIT:

Detektohet mushkonja tigër në Maqedoni, nuk janë regjistruar raste me infeksion

Detektohet mushkonja tigër në Maqedoni, nuk janë regjistruar raste me infeksion

Në territorin e Republikës së Maqedonisë është detektuar mushkonjë aziatike-tigër. Po bëhet lokalizim i gjithë territorit që të konfirmohet se ku është përhapur kjo mushkonjë. Agjencia po zbaton programe plotësuese për konfirmim eventual se nëse kjo mushkonjë ka bartur sëmundje tek kafshët, informoi në konferencën e sotme për shtyp drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Zoran Atanasov, së bashku me epidemiologun nga Instituti për Shëndet Publik dr. Zharko Karaxhovski.

“Në pajtim me rezultatet që i kemi marrë, nuk ka konfirmim për ekzistimin e sëmundjeve të tilla dhe nuk ekziston rrezik i tillë”, potencoi Atanasov.

Ai informoi se sipas informatave të Agjencisë, kjo lloj mushkonje për herë të parë është detektuar në vitin 2016 vetën në rajonin e Bogdancit, ndërsa sivjet është përhapur edhe në disa komuna në Shkup.

Ai theksoi se specifika e mushkonjës është që të shumohet dhe të jetojë në temperatura të caktuara dhe në lartësi të caktuar mbidetare.

“Kurthet janë vendosur sivjet në thuajse gjithë Maqedoninë Lindore, dhe po vazhdohet në pjesën tjetër të shtetit që të fitojmë fotografi të plotë për atë se nëse është përhapur edhe në rajonet e tjera”, tha Atanasov dhe shtoi se është formuar grup parandalues në të cilin midis anëtarëve të tjerë janë edhe ai dhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe në bazë ditore shqyrtohen të gjithë informatat.

Epidemiologu nga Instituti për Shëndet Publik Zharko Karaxhovski informoi se deri më sot nuk është regjistruar asnjë rast i këtillë infeksioni, e as sëmundje nga ky lloj i mushkonjës në Republikën e Maqedonisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori