LAJMI I FUNDIT:

Detaje të reja për sulmin në Nice, sulmuesi disa ditë më parë kishte blerë thikë – nuk ka dosje kriminale

Detaje të reja për sulmin në Nice, sulmuesi disa ditë më parë kishte blerë thikë – nuk ka dosje kriminale

Një burrë 31-vjeç rreth orës 10 të mëngjesit të sotëm i armatosur me thikë, u fut brenda një kishe në Nice.

Ai për cak kishte priftin dhe murgeshën, e cila u lëndua derisa tentoi të ndalë sulmuesin, transmeton Telegrafi.


Siç ka bërë të ditur kryetari i qytetit francez Nice, Kristian Estrosi, ka thënë se prifti është hospitalizuar, kurse murgesha ka shpëtuar me lëndime më të lehta.

Ajo ishte pikërisht gruaja që intervenoi për ta çarmatosur agresorin. Estrosi ka shtuar se policia nacionale dhe ajo komunale bashkërisht kanë vepruar.

Sipas tij, i dyshuari disa ditë më parë kishte blerë një thikë me një maje prej mbi 7 centimetra të gjatë.

Sulm në një kishë në Nice, theri me thikë priftin dhe plagosi murgeshën – tentoi të arratiset por përfundoi në pranga
Lexo po ashtu Sulm në një kishë në Nice, theri me thikë priftin dhe plagosi murgeshën – tentoi të arratiset por përfundoi në pranga

E ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin, ka konfirmuar se jeta priftit nuk është në rrezik. Ai ka falënderuar policinë për intervenimin.

Siç raportojnë mediat franceze, sulmuesi ka lindur më 1991 me shtetësi franceze i cili jeton dhe vepron në Nice, por pa ndonjë dosje të kaluarës kriminale.

Ai me sa duket ishte “bipolar” dhe sipas një burimi brenda policisë, nuk kishte “apriori karakter terrorist” gjesti i tij. /Telegrafi/