LAJMI I FUNDIT:

Detaje nga dieta e Victoria Beckham

Detaje nga dieta e Victoria Beckham
(Foto: Instagram/victoriabeckham)

Victoria Beckham e ka përshkruar në detaje planin e dietës së saj, duke theksuar se mëngjesin e nis me tri lugë uthull molle. I pi sepse beson se e ndihmon ta pastrojë trupin dhe stimulon metabolizmin e saj.

Më pas, ka shpjeguar se pasi pi uthullën e mollës, konsumon një filxhan ujë të nxehtë, limon dhe kafe. Pastaj preferon të zgjedhë një smoothie. E preferuara e saj është ajo e bërë me mollë, kivi, limon, spinaq, brokoli dhe fara chia.


Vitin e kaluar, u përhap lajmi se Victoria kishte ngrënë të njëjtin vakt çdo ditë për 25 vjet. Megjithatë, ajo kurrë nuk e konfirmoi këtë dhe bashkëshorti i saj tregoi se dizajnerja preferon peshk të pjekur në skarë dhe perime në avull.

Victoria pozon me sutjena dantelle dhe tregon krahët e stërvitur
Lexo po ashtu Victoria pozon me sutjena dantelle dhe tregon krahët e stërvitur

“Edhe mua më pëlqejnë frutat, por nuk i ha shumë, sepse ndonjëherë frutat më bëjnë të ndihem e fryrë”, ka shpjeguar ajo, duke shtuar se kjo nuk do të thotë se i shmang plotësisht karbohidratet.

Ushqimi i preferuar i ish-këngëtares është avokado, ndaj e kombinon pothuajse në çdo vakt. Në vitin 2019, kishte treguar se ha tri ose katër avokado në ditë dhe se i konsideron meritore për shkëlqimin dhe shëndetin e lëkurës së saj – transmeton Hola!.

"Unë jam një makth për restorantet" Victoria Beckham zbuloi se si ushqehet, të gjithë po pyesin se si mbijeton me të?
Lexo po ashtu "Unë jam një makth për restorantet" Victoria Beckham zbuloi se si ushqehet, të gjithë po pyesin se si mbijeton me të?

Në vend të mishit, pëlqen ushqimet e detit dhe peshkun, ndërsa një nga gatimet e preferuara të saj janë karkalecat me tekila dhe lime.

Ushqimi i detit është zgjedhja e Victorias për darkë, të cilat i ha me spageti, por tash e një kohë i ka zëvendësuar me një alternativë të shëndetshme – me kungull. /Telegrafi/