Ushqimi i Victoria Beckhamit është bërë një temë rreth së cilës gjithnjë e më shpesh debatohet

Reklama

A është dukja e saj rezultat i ushqimit rigoroz apo është një ndër fatlumet të cilat kanë gjenetikë të mirë, janë pyetjet më të shpeshta.

Megjithatë, sekreti i belit të saj të hollë është në dietën e saj, e cila përbëhet nga vakte të shëndetshme dhe të balancuara që nuk përmbajnë qumësht ose produkte qumështi, transmeton Telegrafi.

Beckham kohë më parë deklaroi që vakti i saj i preferuar është pak kripë në bukë të thekur të bërë nga kokrra të plota gruri.

Ky dietë krijoi te adhuruesit dyshim, ndërsa kritikat në llogari të saj vërshuan rrjetet sociale.

Reklama

Është një karbohidrat që të bën të ndihesh rehat, dhe mua më pëlqen kripa, tha Beckham.

Reklama

Victoria në ushqimin e vet patjetër ndan artikujt e pasur me karbohidrate nga ato të cilat janë plot proteina.

– Për shumicën e restoranteve unë sigurisht jam makthi. I adhuroj perimet e ziera në avull. Dëshiroj që artikujt të zihen në një mënyrë shumë të thjeshtë. Nuk i dua vajrat, yndyrat apo salcat – ka thënë ajo.

– Më pëlqen të pi lëngje me darkë dhe mund të bëhem një mysafire shumë e mirë në darkë, pohon Victoria.

Ajo që është përgjegjëse edhe për linjën e saj perfekte, sipas shumëkujt, është mënyra se si ajo ushtron cdo ditë.

Reklama

– Unë praktikoj çdo ditë – e shoh si larjen e dhëmbëve, është diçka që ju e bëni normalisht. “Zakonisht vrapoj fillimisht, pasuar nga ushtrimet sipas programit të trajnerit tim”, tha ajo.

Reklama

Dizajnerja e nis ditën e saj me një filxhan tradicional çaj ose kafe. Megjithatë, përpara se të pushojë me këto pije të nxehta, Victoria konsumon dy lugë gjelle uthull molle me stomakun bosh dhe më pas bën një limonadë të pazakontë.

Siç pretendon ajo, kjo e bën lëkurën e saj të duket perfekte. Victoria raportohet se shtrydh limonët e freskët në ujë të valë për të mbajtur një figurë të hollë.

Reklama

Të gjitha këto pije pasohen nga mëngjesi. Për vaktin më të rëndësishëm të ditës, Victoria në përgjithësi zgjedh ushqime si smoothie ose bollgur. Mëngjesi i saj më i famshëm quhet “përbindëshi jeshil” nga anëtarët e tjerë të familjes dhe përmban mollë, kivi, limon, spinaq, brokoli dhe fara chia.

Victoria nuk ia lejon vetes të relaksohet edhe kur bëhet fjalë për ëmbëlsirë. Ajo festoi ditëlindjen e saj të fundit me një tortë të bërë vetëm me fruta – shalqi, boronica dhe luleshtrydhe. Nëse mes vakteve ndihet ende e uritur, stilistja e famshme i lejon vetes të shijojë fruta me gurë, të cilat ua jep edhe fëmijëve të saj për një meze të lehtë. /Telegrafi/

Reklama
Reklama