LAJMI I FUNDIT:

Destinacionet e mundshme për Ousmane Dembele: Chelsea, Newcastle, Man Utd, Juventus dhe PSG – ku do të mund të luante startues

Destinacionet e mundshme për Ousmane Dembele: Chelsea, Newcastle, Man Utd, Juventus dhe PSG – ku do të mund të luante startues

E ardhmja e anësorit të Barcelonës, Ousmane Dembele duket më e pasigurt se kurrë, pasi klubi do të përpiqet ta shesë atë këtë muaj nëse ai nuk nënshkruan një zgjatje të kontratës.

Marrëveshja aktuale e francezit në Camp Nou skadon këtë verë, por klubi dëshiron ta largojë duke mos pranuar ta jap falas në verë.

Pas muajsh pavendosmërie, duket se klubi ka humbur durimin dhe po kërkon të ulë humbjet, por ku mund të përfundojë Dembele?


Më poshtë i gjeni pesë skuadra dhe formacionet e tyre aktuale, ku mund të shiheni se në disa prej tyre do ta kishte vështirë që 24-vjeçari francez të zinte vend.

1. Chelsea: Ribashkim me Tuchel

Dembele luajti nën drejtimin e trajnerit të Chelseat, Thomas Tuchel te Borussia Dortmund, kështu që kjo lidhje do të ishte një plus.

Megjithatë, Tuchel tani luan një stil paksa të ndryshëm në Chelsea dhe profili i Dembele mund të mos jetë një përshtatje e përsosur në atë sistem.

Skuadra aktuale e Chelseat

2. Newcastle: Klubi që ka para për të djegur

Është bërë shumë fjalë në kohën e fundit për Newcastle United, teksa ata kërkojnë të ndërtojnë një skuadër për të shpëtuar këtë vit, dhe për të patur sukses sezonin e ardhshëm.

Duke parë situatën këtë vit, duket se kalimi në këtë klub nuk do të ishte ide e mirë për Dembelen, por do të mund të luante pa problem në formacion.

Skuadra aktuale e Newcastle

3. Manchester United: Një tjetër yll në sulmin e tyre

Pasi përfunduan në vendin e dytë sezonin e kaluar, Djajtë e Kuq aktualisht janë në vendin e shtatë dhe mund të tundohen të hyjnë sërish në treg për t’i dhënë vetes një shtysë.

Në një sulm që përfshin tashmë lojtarë si Cristiano Ronaldo, Jadon Sancho, Mason Greenëood, Marcus Rashford, Bruno Fernandes dhe Anthony Elanga, konkurrenca mund të jetë një problem.

Mund të ishte një kalimin që nuk do t’i konvenonte lojtarit.

Skuadra aktuale e Man Utd

4. Juventus: Sfida për të kthyer titullin e Serie A

Zonja e Vjetër aktualisht është e pesta në Serie A dhe përfundoi e katërta sezonin e kaluar, duke i dhënë fund një periudhe nëntëvjeçare si kampione, kështu që ata kanë nevojë për një ngritje.

Sidomos që nga largimi i Ronaldos dhe me Federico Chiesa të dëmtuar, mund të ketë hapësirë për një tjetër sulmues, megjithëse ai mund të mos i përshtatet sistemit të tyre 4-4-2/4-4-1-1 dhe kontrata e re e mundshme e Paulo Dybala mund të nënkuptojë se ata nuk janë duke shikuar për një sulmues momentalisht.

Skuadra aktuale e Juventus

5: Paris Saint-Germain: Një kthim në atdheun e tij

Klubi parizian mund të jetë një opsion serioz për Dembele, veçanërisht nëse Kylian Mbappe lëviz këtë verë pasi kjo do të hapte derën në kohën e duhur.

Skuadra aktuale e PSG

Dembele ka luajtur në Ligue 1 më parë, për Rennes, të cilëve iu bashkua si 13-vjeçar, dhe PSG mund t’i ofrojë atij mundësinë për t’u kthyer në Francë dhe për të filluar nga e para në komoditetin e një mjedisi të njohur. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

La Liga
Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Ligat tjera
Stadiumi

Stadiumi "Fadil Vokrri" do të jetë i stërmbushur në ndeshjen hapëse të Kosovës ndaj Rumanisë

Përfaqësuesja e Kosovës
Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Premier League
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Pse Osimhen duhet të nënshkruajë kontratë të re me Napolin përpara se të kalojë te Galatasaray

Pse Osimhen duhet të nënshkruajë kontratë të re me Napolin përpara se të kalojë te Galatasaray

Serie A
Kalo në kategori