LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Deskoska: Ende nuk ka arritur kërkesa për ekstradimin e Morinës në Serbi

Ministrja Deskoska: Ende nuk ka arritur kërkesa për ekstradimin e Morinës në Serbi

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska gjatë konferencës së sotme për shtyp në lidhje me rastin e Tomor Morinës theksoi se për momentin deri tek Ministria e Drejtësisë ende nuk ka arritur kërkesa nga Serbia për ekstradimin e ish-ushtarit të UÇK-së.

Deskoska thekson se nëse mbërrin kërkesa, Ministria është e obliguar që atë ta dorëzojë në Gjykatë, nga ku edhe pritet vendimi për Morinën.


“Procedura shkon deri tek gjykatat përgjegjëse. Sipas Ligjit tonë, kërkesa për ekstradim duhet të arrijë deri tek Ministria e Drejtësisë. Më pas kërkesa dërgohet deri tek gjykatat që vendosin. Procedura e deri tanishme ishte që me kërkesë të Interpolit, MPB ndalon personin që ka dashur të kalojë kufirin më pas Gjykata vendos. Ne si Ministri deri më tani kemi pasur përgjegjësi që të informojnë ambasadat përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ai është shtetas i Britanisë dhe i Kosovës, komfor këtyre procedurave kemi dërguar lajmërim deri tek ambasadat përkatëse në shtetin tonë. Deri dje nuk kemi marrë kërkesë për ekstradim. Nëse tashmë ka arritur kërkesa, ne e dërgojmë deri te Gjykata e cila do të vepron më tutje”, tha Renata Deskoska, ministre e Drejtësisë.

Ndryshe, dje u paralajmërua se ish-ushtari i UÇK-së, Tomor Morina, sot mund të lirohet nga paraburgimi.

Një gjë të tillë për Alsat e tha avokati i tij Naser Raufi.

Lidhur me shqyrtimin e kërkesës për ekstradimin e tij në Serbi, juristi Sejfulla Osmani dje tha se vetëm gjykata e Hagës është kompetente për ekzekutimin e procedurave për krime lufte në Kosovë dhe përjashton mundësinë që Morina të ekstradohet në Serbi. /Alsat/