LAJMI I FUNDIT:

I dëshpëruar dhe pa shpresë, turisti filmoi një mesazh për nënën e tij, ndërsa ishte i mbërthyer në akullnajë në Argjentinë – para se të shpëtohej mrekullisht

I dëshpëruar dhe pa shpresë, turisti filmoi një mesazh për nënën e tij, ndërsa ishte i mbërthyer në akullnajë në Argjentinë – para se të shpëtohej mrekullisht

Një turist i plagosur rëndë regjistroi një mesazh lamtumire duke u kërkuar shpëtimtarëve të kontaktojnë nënën e tij pasi ai ishte i bindur se do të vdiste në një akullnajë të largët.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Eitan Shaked, 23 vjeç, ra nga rreth 10 metra lartësi gjatë ecjes në akullnajën Ojo del Albino pranë qytetit të Ushuaia, e njohur si “fundi i botës” për shkak të pozicionit të saj në skajin më jugor të Argjentinës.


Izraeliti në një farë mënyre mbijetoi në të ftohtë për më shumë se 24 orë, pavarësisht se nga rënia theu legenin dhe bërrylin.

Ai ishte në prag të hipotermisë kur u shpëtua nga vendi i vështirë për t’u arritur nga një shërbim lokal shpëtimi duke përdorur një helikopter.

Raportet lokale thanë se një udhërrëfyes malor që ishte në zonë njoftoi autoritetet kur dëgjoi thirrjet e Eitan për ndihmë.

Kështu, një grupi prej shtatë shpëtimtarësh iu deshën disa orë për të arritur në vend përpara se të nxirrnin Eitan me helikopter.

Por gjërat u vështirësuan edhe më shumë, sepse helikopteri nuk kishte ku të ulej për shkak të terrenit të ashpër.

Para se të shpëtohej, Eitan regjistroi një video, të cilën më vonë e ndau në faqen e tij në Instagram.

Ajo tregon se ai me sa duket kishte humbur shpresat, me fytyrën e tij të gjakosur dhe duke u kërkuar shpëtimtarëve në anglisht që të kontaktojnë nënën e tij dhe t’i tregojnë asaj se çfarë ndodhi.

“… Prita shpëtimin për një ditë, i këputur, pa marrë ushqim apo ujë dhe gjithashtu me legen dhe bërryl të thyer. Kur më gjetën, isha në prag të vdekjes nga hipotermia”.

Pasi u shpëtua, Eitan u dërgua në spitalin në Ushuaia, ku u trajtua për fraktura në legen dhe një nga krahët e tij.

Ai ka pranuar se ‘nuk e kupton’ se si nuk vdiq në akullnajë, e cila konsiderohet gjerësisht si një nga vendet më të ftohta në tokë.

Ekipet e shpëtimit thanë se Eitan e kishte kaluar natën në mes të një rrjedhe uji të akullt që zbret nga akullnaja.

Zjarrfikësi Federico De La Torre tha për mediat lokale se aventurieri 23-vjeçar ishte me fat sepse në momentin e aksidentit, “dita ishte shumë e bukur dhe nata nuk ishte aq e ftohtë sa është zakonisht”.

Eitan falënderoi shpëtimtarët e tij në mediat sociale dhe vlerësoi personelin mjekësor që ende po e trajton atë në Spitalin Rajonal Ushuaia.

“Pasi u sëmura me kancer disa vite më parë, të përballesh me vdekjen nga afër për herë të dytë në jetën time nuk është një gjë e lehtë”, ka thënë ndër tjerash ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Azia
Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Kroacia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Kalo në kategori