LAJMI I FUNDIT:

Dëshpëron Kosova, pëson humbje nga Luksemburgu

Dëshpëron Kosova, pëson humbje nga Luksemburgu

Kosova ka pësuar nga Luksemburgu 89:99 (23:32, 23:23, 24:20, 19:24), në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023, Grupi B.

Ndeshja nisi e baraspeshuar, megjithatë me kalimin e minutave, Luksemburgu u tregua skuadër më e mirë dhe e fitoi çerekun e parë 23:32. Lojë më e barabartë ishte në periudhën e dytë, ku Kosova disa herë tentoi të rikthehet, kurse kjo pjesë përfundon 23:23, ndërsa shkuan në pushim me shifrat 46:55.


Dardanët rikthehen në periodën e tretë, duke afruar shifrat në 63:64, por mysafirët me një seri prej 9:0, shkëputen sërish në 10 pikë, kurse në fund me një trepikësh nga Meriton Ismaili, rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 70:75.

Kosova disa herë barazoi rezultatin në 10 minutat e fundit, kurse kur kishin mbetur edhe tre minuta, mysafirët sërish u shkëputen në 84:91. Luksemburgu e ruajti epërsinë deri në fund dhe fitoi 89:99.

Sidoqoftë, Dardanët kanë ende gjasa për kualifikim. Islanda është në vendin e parë me katër fitore dhe një humbje, ndërsa Sllovakia, Kosova dhe Luksemburgu kanë nga dy fitore dhe tri humbje.

Nëse Luksemburgu mposhtet nga Islanda dhe Kosova fiton ndaj Sllovakisë, atëherë do të kualifikohen Dardanët.

Kosova të shtunën do të përballet me Sllovakinë, kurse Luksemburgu me Islandën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Premier League
Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Kalo në kategori