LAJMI I FUNDIT:

Dëshmitë e reja nxjerrin në pah marrëveshjet korruptive të Roman Abramovich

Dëshmitë e reja nxjerrin në pah marrëveshjet korruptive të Roman Abramovich
(Foto: Financial Times)

Një hulumtim i BBC-së ka zbuluar dëshmi të reja në lidhje me marrëveshjet korruptive që e bënë pasurinë e Roman Abramovich.

Pronari i Chelseat fitoi miliarda pasi bleu një kompani nafte nga qeveria ruse në një ankand të manipuluar në vitin 1995. Ai pagoi rreth 250 milionë dollarë (228 milionë euro) për Sibneft, përpara se t’ia shiste qeverisë ruse për 13 miliardë dollarë (11.9 milionë euro) në vitin 2005.


Avokatët e tij thonë se nuk ka asnjë bazë për pretendimet se 55-vjeçari ka grumbulluar pasuri të konsiderueshme përmes kriminalitetit.

Miliarderi rus u sanksionua nga qeveria e Britanisë së Madhe në javën e kaluar për shkak të lidhjeve të tij me presidentin rus, Vladimir Putin. Asetet e Abramovichit janë ngrirë dhe ai është skualifikuar nga posti i drejtorit të Chelseat.

(Foto: Gazprom Neft)

Miliarderi rus kishte pranuar në një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar se ka bërë pagesa korruptive për të ndihmuar në arritjen e marrëveshjes për Sibneft.

Ai u padit në Londër nga ish-bashkëpunëtori i tij biznesor, Boris Berezovsky, në vitin 2012. Abramovich e fitoi rastin, por përshkroi në gjykatë se si ankandi origjinal i Sibneft ishte manipuluar në favor të tij dhe se si ai i dha Berezovskyt 10 milionë dollarë (9.1 milionë euro) për të paguar një zyrtar të Kremlinit.

Asetet në vlerë prej 2.5 miliardë euro të Roman Abramovich janë ngrirë: ‘Pallati lundrues’ në vlerë 500 milionë euro, rezidencë 200 milionë euro dhe supermakina e aeroplanë
Lexo po ashtu Asetet në vlerë prej 2.5 miliardë euro të Roman Abramovich janë ngrirë: ‘Pallati lundrues’ në vlerë 500 milionë euro, rezidencë 200 milionë euro dhe supermakina e aeroplanë

BBC Panorama ka siguruar një dokument që mendohet se është nxjerrë kontrabandë jashtë Rusisë. Informacioni iu dha programit nga një burim konfidencial, i cili thotë se ishte kopjuar fshehurazi nga dosjet e mbajtura për Abramovichin nga agjencitë ruse të zbatimit të ligjit.

BBC nuk mund ta verifikojë këtë, por burimet tjera në Rusi kanë mbështetur shumë nga detajet që ndodhen në dokumentin prej pesë faqesh. Sipas këtij dokumenti, qeveria ruse u mashtrua për 2.7 miliardë dollarë (2.45 miliardë euro) në marrëveshjen e Sibneft – një pretendim i mbështetur nga një hetim parlamentar rus i vitit 1997. Dokumenti thotë gjithashtu se asokohe autoritetet ruse donin ta akuzonin Abramovichin për mashtrim.

“Hetuesit e Departamentit të Krimeve Ekonomike arritën në përfundimin se nëse Abramovich mund të sillej në gjyq, ai do të ishte përballur me akuza për mashtrim… nga një grup i organizuar kriminal”, thuhet në dokument.

(Foto: Gentleman’s Journal)

Panorama gjurmoi ish-kryeprokurorin rus, i cili hetoi marrëveshjen në vitet e nëntëdhjeta. Yuri Skuratov nuk dinte për dokumentin sekret, por ai konfirmoi në mënyrë të pavarur shumë nga detajet në lidhje me shitjen e Sibneft.

“Në thelb, ishte një skemë mashtruese, ku ata që morën pjesë në privatizim formuan një grup kriminal që lejoi Abramovichin dhe Berezovskyn ta mashtronin qeverinë dhe të mos paguanin paratë që kjo kompani vlente me të vërtetë”, citohet të ketë thënë ai.

Dokumenti sugjeron gjithashtu se pronari i Chelseat mbrohej nga ish-presidenti rus, Boris Yeltsin. Aty thuhet se dosjet e autoriteteve për Abramovich u zhvendosën në Kremlin dhe se hetimi i Skuratov u ndal nga presidenti.

“Skuratov po përgatiste një çështje penale për konfiskimin e Sibneft në bazë të hetimit të privatizimit të tij. Hetimi u ndal nga presidenti Yeltsin… Skuratov u shkarkua nga detyra”, theksohet në dokument.

(Foto: BBC News)

Në fakt, Skuratov u shkarkua pas publikimit të një videoje seksuale në vitin 1999. Ai thotë se ishte një rast i përgatitur për të diskredituar atë dhe hetimin e tij.

“E gjitha kjo ishte padyshim politike, sepse në hetimet e mia u afrova shumë me familjen e Boris Yeltsin, duke përfshirë këtë hetim të privatizimit të Sibneft”, citohet të ketë thënë ish-prokurori.

Bashkimi Evropian pajtohet të ngrijë asetet e Roman Abramovich dhe të sanksionojë pronarin e Chelseat
Lexo po ashtu Bashkimi Evropian pajtohet të ngrijë asetet e Roman Abramovich dhe të sanksionojë pronarin e Chelseat

Abramovich mbeti në rrethin e brendshëm të Kremlinit edhe kur Vladimir Putin erdhi në pushtet në vitin 2000.

Dokumenti përmban detaje të një ankandi tjetër të manipuluar dy vjet më vonë, që përfshin një kompani ruse të naftës të quajtur Slavneft.

(Foto: Gazprom Neft)

Miliarderi formoi një partneritet me një firmë tjetër për ta blerë Slavneft, por një kompani rivale kineze po planifikonte të ofronte pothuajse dy herë më tepër. Shumë njerëz të fuqishëm – nga Kremlini deri te parlamenti rus – kishin shumë për të humbur në rast se kinezët do ta fitonin ankandin.

Dokumenti thotë se një anëtar i delegacionit kinez u rrëmbye asokohe kur ata arritën në Moskë për ankand: “CNPC, kompania kineze, një konkurrente shumë e fortë, u desh të tërhiqej nga ankandi pasi një nga përfaqësuesit e saj u rrëmbye pas mbërritjes në aeroportin e Moskës dhe u lirua vetëm pasi kompania deklaroi tërheqjen e saj”. Historia e rrëmbimit mbështetet edhe nga burime të pavarura që nuk dinin për dokumentin.

Vladimir Milov ishte zëvendësministër i Energjisë i Rusisë në prag të shitjes së Slavneft. Ai nuk komentoi historinë e rrëmbimit, por tha se figura të larta politike kishin vendosur tashmë që partneriteti i Abramovichit do ta fitonte ankandin.

(Foto: BBC)

Sidoqoftë, nuk ka asnjë sugjerim se Abramovich dinte ndonjë gjë në lidhje me komplotin e rrëmbimit apo kishte ndonjë rol në të. Avokatët e tij i thanë BBC-së se pretendimi i rrëmbimit “është krejtësisht i pabazuar” dhe se “ai nuk ka njohuri për një incident të tillë”.

Fraksione të ndryshme kishin luftuar për kontrollin e Slavneft dhe kishte një kundërshtim të gjerë ndaj ofertës kineze. Cilado qoftë arsyeja e tërheqjes së ofertuesve kinezë, partneriteti i Abramovichit kishte të vetmen ofertë të mbetur në tryezë. Dhe ata blenë Slavneft me një çmim të ulët.

Në ndërkohë, avokatët e Roman thonë se akuzat për korrupsion në marrëveshjet për Slavneft dhe Sibneft janë të rreme dhe se 55-vjeçari mohon se ishte i mbrojtur nga ish-presidenti Yeltsin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori